Lëndoi me fishekzjarr dy persona, mes tyre një gazetare! Militantët e PD-së e largojnë, policia shoqëron protestuesin (VIDEO)

Në protestën e sotme dy qytetare, njëra prej të cilave gazetare, Sonila Osmanaj e Novamedia TV u lënduan si pasojë e hedhjes së një fishekzjarri nga një banor i Unazës së Re, i proceduar edhe më parë për tubimet te zona e Astirit kundër projektit të ri.

Ai është 49-vjeçari Arben Qyrani i arrestuar nga policia. Qyrani tentoi që ta hedhë fishekzjarrin në drejtim të policisë por u lënduan gazetarja dhe një grua. Dy militantë të PD-së, njëri prej të cilëve Darvin Zalla, që goditi dje artistin Gentian Shkurti, e larguan Arben Qyranin me kokën mbuluar me xhup për të mos e identifikuar policia.

Por efektivët e ndoqën duke e ndaluar dhe dërguar në komisariat. Report TV solli pamjet e momentit kur Arben Qyrani hodhi fishekzjarrin.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Lëndoi dy qytetare me fishekzjarrë, i ndaluari militant i PD-së (FOTO me Bashën)

1589828983_basha.jpg
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, si autor i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Mbështetësi i Partisë Demokratike është shoqëruar nga efektivët  pasi për pasojë të veprimeve të tij të jashtëligjshme pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Fillimisht, opozita pretendoi se kapsollat po hidheshin nga provokatorë të mazhorancës. TemA

Ora 19:37
VIDEO- Momenti kur qytetari hedh shashkën në protestë, policia e ndjek nga pas!

Ky është momenti kur 49-vjeçari Arben Qyrani hedh shashkën në protestë.

"Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm. Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin. Qyrani është i proceduar edhe më herët për "Tubim të paligjshëm" në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë", njofton policia.

 

Ora 19:23
Plagosi gazetaren me fishekzjarr, protestuesi shoqërohet në komisariat

Personi që hodhi fishekzjarrin në protestën e opozitës duke plagosur një gazetare është shoqëruar në komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Ora 18:11
Shashka në protestë/ Lëndohet gazetarja, protestuesit i japin ndihmën e parë me betadinë

Nga hedhja e shashkave në protestë, një gazetarja është lënduar. Siç shihet në fotot e siguruar nga Report Tv ajo ka marrë lëndime në këmbë. Bëhet fjalë për Sonila Osmanaj, e cila punon në TV 'Novamedia'. 

1589818038_DEME.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së