Hodhi gruan e tij shtazënë nga shkëmbi për të përfituar paratë e sigurimit, akuzohet për vrasje me paramendim turku

Hodhi gruan e tij shtazënë nga shkëmbi për të përfituar paratë e sigurimit, akuzohet për vrasje me paramendim turku

Një gjykatë turke në Fethiye  ka akuzuar për vrasje me paramendim, Hakan Aysal, 40 vjeçarin turk i cili e shtyu gruan shtatzënë nga shkëmbi pasi ata bënë një selfie. Prokurorët e akuzojnë bashkëshortin e së ndjerës se e vrau atë për të marrë paratë e shpërblimit. Akuza për vrasje me paramendim vjen më shumë se dy vjet pas vdekjes së gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeç.

Në kohën kur rënia fatale u konsiderua si një aksident tragjik, Aysal i tha policisë se ajo humbi ekuilibrin e saj dhe rrëshqiti. Në zonën ku ndodhi ngjarja nuk kishte asnjë person tjetër dhe gruaja ra më shumë se 300 metra në një zonë piktoreske të provincës Mugla, në juglindjen e Turqisë, në qershor 2018.

Më shumë se dy vjet më vonë, Aysal u arrestua pasi ai kishte marrë një sigurim të jetës për gruan e tij.

"Në përputhje me planin e tij, i pandehuri bëri sigurimin e aksidenteve personale në emër të gruas së tij, me një garanci prej 400,000 lira (74,000 dollarë amerikanë), me përfituesin e vetëm veten e tij," lexohej në aktakuzë.

Aktakuza pretendon se  Aysal e mori gruan e tij në breg të lumit ndërsa ishin me pushime, pastaj e shtyu atë nga shkëmbi. Në atë kohë ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë. Më vonë ai shkoi në kompaninë e sigurimeve për të kërkuar dëmshpërblimin. Nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet me burgim të përjetshëm.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë