Hoffman: Shtyrja e vizitës së
Ramës në Serbi, veprim i zgjua

Hoffman: Shtyrja e vizitës së<br />Ramës në Serbi, veprim i zgjua
TIRANE – Shtyrja e vizitës së kryeministrit Rama në Serbi për më 10 Nëntor, është një veprim i zgjuar duke marrë parasysh tensionet aktuale që janë mes dy vendeve. Këtë vlerësim dha ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffmann, ndërsa i bëri thirrje palëve që të bëjnë përpjekje për pajtim.

"Shqipëria vlerësohet për rolin e moderuar që ka luajtur për shumë vite në rajon. Në këto ditë jo fort emocionuese mund ta shohësh se asgjë nuk merret flas, por duhen përpjekje nga të gjitha palët për pajtim. Ne e kuptojmë, se në rrethana fatkeqe, është diçka e zgjuar që të shtysh një vizitë të rëndësishme. Ne ndajmë pikëpamjet, si shumë të tjerë, se është e rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe kjo është mënyra e vetme për rajonin, që të ketë progres", u shpreh ambasadori gjerman.

Deklarata e tij u bë në fjalën e mbajtur sot në hapje të konferencës "Së bashku drejt BE-së", e organizuar me rastin e 21 Tetorit, ditës së bashkëpunimit shqiptaro-gjerman

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim