Të gjithë azilkërkuesit ekonomikë nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Rritja e emigrantëve ekonomikë ka bërë që ambasadori gjerman t'i mëshojë më shumë faktit se nuk do të ketë azil ekonomik dhe shumë shpejt të gjithë të larguarit do të rikthehen në Shqipëri e Kosovë.
Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann theksoi se mënyra për t'u punësuar në gjermani është mësimi i gjuhës gjermane dhe një nivel i lartë i kualifikimit profesional.
“Vetëm në janar në Gjermani erdhën 1600 azilkërkues ekonomik nga trojet shqiptare, të cilët shumë shpejt do të kthehen. Kemi pranuar azilkërkues për arsye politike por nuk do të pranojmë azilkërkues ekonomikë.”- tha Hoffmann.
Deklarata e bërë nga Ambasadori Gjerman në vendin tonë, Hellmut Hoffmann u bë gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin e Elbasanit me kryebashkiakun, Qazim Sejdini. Ambasadori ka vijuar vizitat në shkolla, kopshte si dhe në disa biznese që vazhdojnë nën mbështetjen e donatorëve gjermanë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com