Nga tryeza që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi për nismën e qeverisë në hapjen e dosjeve të regjimit komunist, Hoffmann risolli në vëmendje fjalimin e kryeministrit Rama në Bunk’Art, fjalim i cili në vlerësimin e tij ishte mbresëlënës. Pikërisht nga ky bunker, kreu i qeverisë Rama bëri për herë të parë publike iniciativën e mazhorancës për të hapur dosjet e sigurimit në regjimin komunist.
“Pata mbresë kur shkova në hapjen e Bunk’Art dhe dëgjova fjalën e kryeministrit dhe ishte mjaft mbresëlënës. Hapja e Bunk’Art u interpretua si një përpjeke për të rehabilituar regjimin Hoxhës. Habitem, pasi është ndryshe. Duhet të ketë një tjetër këndvështrim. Hapja e ekspozitës ishte mjaft pozitive. Unë kam qenë tre herë, por ka qenë fillesë mjaft e mbarë si ekspozitë”, u shpreh ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë.