“Nuk është habi kur them se zbatimi i ligjit është ekstremisht i rëndësishëm për investimet e huaja. Unë gjithmonë pyetem nga investitorë potencialë: duhet unë të presë që njerëzit të më pyesin nëse unë duhet të bëjë ndonjë favor? dhe kjo është shumë e dëmshme, sepse kjo i bëjnë njerëzit të hezitojnë. Lajmet negative shpërndahen shpejt dhe unë nuk dua të vendosem ne pozitën si Ambasadë ku nuk mund të justifikojë Shqipërinë si destinacion për investitorë të huaj. Ja përse është e nevojshme reforma në gjyqësor. Nëse nuk luftohet kundër gjyqtarëve të korruptuar nuk është bërë asgjë”, u shpreh Hofman.
Diplomati gjerman është ndalur edhe tek azilantët shqiptarë. Sipas tij duhen gjetur shkaqet pse shqiptaret largohen nga vendi i tyre pasi ajo që është vënë re është fakti se një pjesë e emigrantëve kanë qenë të paguar mirë në Shqipëri.
“Nuk kemi të dhënë se nga cilat qytetet ata vijnë, por mendojmë se janë nga e gjithë Shqipëria. Azilërkimi nuk është çështje e varfërisë ekstreme, sepse ka pasur edhe njerëz të mirëpaguar që kanë kërkuar azil. Ajo që dua të ripërsëris është se nuk ka asnjë mënyrë që të jepet azil ekonomik në Gjermani”, tha ai.
Hofman ka hedhur kritika për punën e deri tanishme të zyrtarëve të lartë për frenimin e eksodit duke e krahasuar atë me Kosovën.
“Një situatë e ngjashme të fenomenit të azilkërkuesve ka ndodhur edhe në Kosovë, ku numri ishte në rritje. Por atje pati një debat të gjerë ku u përfshinë edhe politika dhe i thanë njerëzve mos kërkoni azil. Kemi përshtypjen se kjo mundësoi uljen e numrit të azilërkuesve më shumë se këtu në Shqipëri”, tha hofman.
Në një kohë kur pritet të dalë Progres-Raporti, Hofman siguroi se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë por vuri në dukje se gjuha e ashpër e akuzave nuk ndihmon procesin.
Fjala e plotë:
Fjala e Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, z. Hellmut Hoffmann, në seancën informuese në Komisionin për Politikën e Jashtme
Është një kënaqësi e vërtetë dhe gjithashtu nder që jam ftuar prej Komisionit te Punëve të Jashtme për të adresuar tek ju dhe për të shkëmbyer pikëpamjet. Në fakt unë mendoj se është një ide gjithëpëfshirëse për të ftuar diplomatë të huaj jo vetëm për shkakun se ne duam të dalim neper ekrane dhe të flasim , por unë mendoj se eshte një mundësi shume e mirë për të informuar veten se si ne, ne që përfaqësojnë shtete te ndryshme në Shqipëri i shohim gjërat dhe gjithashtu për ju për t'u angazhuar në diskutim me ne.
Sic e thate edhe Ju, Zonja Kryetare, Unë do të flas për të bërë një lloj deklarate hyrëse, por nuk është një fjalim i shkruar janë vetëm shenime te cilat i kam ketu para, rreth subjekteve të përmendura dhe meqë unë nuk kam shumë kohë, kjo është një lloj referimi në stilin telegram. Ju e dini, unë duhet të përqëndrohem me shumë në çështjet per te cilat unë dua të flas. Do te filloj duke folur për Shqipërinë dhe marrëdhëniet me Gjermanine në përgjithësi.
Diplomatët zakonisht përdorin frazën standarde, kur ata kanë për të përshkruar marrëdhëniet dypalëshe, duke thënë se ato janë të shkëlqyera dhe unë do të them se në këtë rast është fakt, sepse une mendoj se ne kemi marrëdhënie shumë të mira në nivel politik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe unë mendoj se vizita e Kancelares Merkel më 8 korrik ishte prova për këtë.
Ajo ishte në fakt vizita e parë bilaterale e kreut te qeverisë gjermane në Shqipëri dhe unë mendoj se është e drejtë të thuhet se Gjermania ka qenë e angazhuar shumë fuqishëm në Shqipëri mbi 25 vjet. Unë do të fillojë duke treguar pak per atë që quhet bashkëpunimi ekonomik. Gjermania është ne një mosmarrëveshje të vogël me miqtë tane italiane, dhe po permend mikun tim të mirë Masimo Gajani që unë kam dashur shumë të punoja me të, por unë mendoj se ne jemi ndoshta donatori më i madh në bashkepunimin dypalesh. Ju te gjithe e dini per bashkëpunimin financiar të dyfishtë në Shqipëri per projektet në infrastructure, kanalizime dhe ato ajrore sic ka thene edhe Kryeministri që këto projekte janë me të vërtetë ato që ne duam te punojmë. Ekziston një bashkëpunim teknik i drejtuar nga GIZ dhe shumë pak njerëz e dinë se GIZ ka punësuar gjithsej 80 njerëz, jane pothuajse mjajtueshem, personel i deleguar nga Gjermania dhe staf local, por ata mbulojnë nje spekter shumë të gjerë duke patur parsysh ndërmarrje të vogëla dhe të mesme për aftësim professional, mbrojtje e biodiversitetit, turizem, po permend pak por ka edhe fusha te tjera. Eshtë një industri dhe shoqatë tregtare gjermane DIHA e cila përfaqësohet nga 85 kompani shqiptare gjermane dhe e kunderta, ku sekretari i përgjithshëm është një person i financuar nga pala gjermane. ......... Janë tre fondacione politike, Zyra e Fondacionit Friedrich-Ebert, Zyra e Fondacionit Hans-Seidel dhe Zyra e Fondacionit Konrad-Adenaue, te cilat kane bërë një punë shumë të mirë në përgjithësi duke folur për fushen e mirë qeverisjes në reformën e drejtësisë.....
Ekziston edhe nje qendër e kurseve të gjuhës gjermane vetëm pesë minuta nga këtu, ne përkrahim mësimin e gjuhës gjermane në tre universitetet shtetërore përkatesisht në Elbasan Tiranë, Shkoder dhe gjithashtu në shkollat e mesme, si gjimnazi Sami Frasheri, i cili ka një numër mjaft te madh bursash të cilat janë të mbështetura nga agjencitë e ndryshme dhe institucionet gjermane akademike të shkëmbimit, dhe duhet të dini se ka njerëz të cilet shërbejnë si praktikantë për parlamentarët gjermanë në Bundestag, per te cilin unë mendoj se është një program shumë i mirë dhe sigurisht duke kaluar ne rrafshin kulturor ehste organizuar edhe October Fest, nje ngjarje kulturore. Kështu që unë mund të them se Gjermania është një kontribues i madh për punën e institucioneve shumëpalëshe të BE-së thjesht duke ndarë një pjese të madhe të buxhetit të institucioneve të BE-së, si Banka Botërore, UNDP etj. Unë nuk jam aq i sigurt nëse shqiptarët janë me të vërtetë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të angazhimit të donatorëve ndërkombëtarë në këtë vend, nuk dua te flas per sasine e parave ne vlere monetare, por dua vetëm te mendoni në thelb per pranine absolut të gjithe ndërkombëtare në vendin tuaj, i cili eshte i nje madhesie te vogel dhe po i jepet një kontribut mjaft i rëndësishem, sic ju i dini programet e zbatuara këtu. Tani do të kthehem në marrëdhëniet e sektorit privat pasi njihet mirë se marrëdhënia nuk është aq e fortë dhe kjo nuk është me të vërtetë e habitshme në kuptimin që ju sigurisht keni marrëdhënie të forta në tregti dhe investime me fqinjët tuaj Greke dhe Italiane. Gjermania renditet në vendin e pestë apo të gjashtë, kur është fjala për investimet e huaja dhe tregtinë, keshu qe ka vërtet vend për përmirësime, por unë mendoj se kjo kërkon në fakt te behet diçka këtu dhe nuk do të vij tek ju si një e papritur kur them se sundimi i ligjit është jashtëzakonisht i rëndësishem për investimet e huaja dhe unë jam pyetur gjithmonë nga investitore potenciale duke mu drejtuar me kete pyetje: Zoti Ambasador duhet të pres që njerëzit te më pyesin pak a shumë haptas per t’ju ju bere atyre një nder apo favor? Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme ne përgjithësi ne vend, sepse i bën njerëzit të kenë shumë e shumë mëdyshje.
Dhe kjo është sigurisht e rëndësishme veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe është arsyeja pse reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme por do të kthehem serish tek ajo. Është shumë e rëndësishme për të trajtuar investitoret e huaj ne menyre korrekte dhe për të shmangur atë që unë do ta quaja sjelljen e konkurrentëve të fuqishëm vendas të cilët përpiqen të mbajnë konkurrentët e huaj jashte lojës dhe unë nuk jam duke folur në lidhje me rastet teorike. Unë do të them se në qoftë se dicka është e gabuar me marrëveshjen e tyre koncesionare e cila është lidhur nga qeveria e mëparshme, kur ajo zgjidhet shpejt dhe në mënyrë transparente dhe nuk janë të angazhuar në atë që unë e quaj ato fushatë ... .. për të bërë kompanitë te …….qytet. Vetëm mos harroni se lajmi negativ hapet shumë shpejt dhe unë nuk dua të vihem në një pozicion si një ambasadë ku unë me të vërtetë nuk mund te justifikoj për të rekomanduar Shqipërinë si një vend për investime
Ka një lidhje shumë të drejtpërdrejtë në qoftë se ju jepni përvojë negative dhe nëse njerëzit ju tregojne në lidhje me investitorët ekzistues dhe nëse kjo ndodh shumë shpesh dhe nese ata kanë të gjitha llojet e problemeve dhe nese një Investitor i ri potencial vjen në zyrën tuaj, cfare prisni ju nga mua për t'i thënë atij? Dhe unë do të thoja se ka eksperte në dhomën e tregtisë dhe industrise, ato përfaqësojnë 85 kompani, vetëm për ta ditur, dëgjoni këshillat e tyre, sepse ata bëjnë përvojë.
Një pikë tjetër është përmirësimi i trajnimeve profesionale dhe teknike, çka është shumë e rëndësishme sepse kompanitë kërkojnë të kenë forcë pune të trajnuar dhe sa më e mirë të jetë forca e punës aq më mirë është. Përmirësimi i ndërlidhjes, kësaj pike do i kthehem sërish në kontekstin e Axhendës së Berlinit. Nëse dikush do të prodhojë për tregun gjerman, kjo gjë kërkon lidhje të shpejta, rrugë të mira dhe kalime të shpejta në pikat kufitare dhe së fundi ti ofrohet investitorëve potencialë asistencë e ndihmës së shpejtë.
Më lejoni të kthehem tek tema e dytë, emigrimi i shqiptarëve në Gjermani përmes azilit. Po ju jap disa shifra, në vitin 2013, 1295 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani, në vitin 2014 numri arriti në 8113 dhe në periudhën janar – shtator 2015 numri arriti në 45 125. Kulmi arriti në muajin gusht me 8306 azil kërkues. Sigurisht, këto janë shifra tronditëse. Shqitarët ishin grupi i dytë pas sirianëve. Fatkeqësisht nuk kemi të dhëna statistikore për shpërndarjen krahinore nga ku kanë ardhur azil kërkuesit por ka të dhëna të hollësishme që tregojnë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe ka pasur dhe njerëz të cilët kishin punë të mirë, për të cilën paguheshin relativisht mirë. Pronari I një kompanie gjermane që ka punësuar rreth 800 persona më ka thëne, I frikësuar dhe I zemëruar se rreth 50 persona nga stafi I tij janë larguar për në Gjermani për të kërkuar azil dhe këto ishin persona me pozicione pune të paguara relativisht mirë. Ndaj, nuk është çështje varfërie ekstreme, thjeshtv njerëzit mendojnë se duhet të largohen. Unë e njoh historinë e emigrimit të këtij vendi në këto 25 vite ndaj dhe e kuptoj që ka pasur më pak ngacmim nga sa unë prisja të kishte, sepse do mendoja që kjo është një çështje e cila do të shkaktonte një debat të madh kombëtar. Të gjithë duhej ta dinin se emigrantët ekonomikë nuk mund të përfitojnë azil në Gjermani. Unë vetë kam dhënë shumë intervista, disa prej tyre së bashku me Ministrin e Brendshëm dhe Zëvendës Ministrin e Brendshëm dhe gjithmonë jemi përpjekur të përcjellim të njëjtin mesazh, nuk ka zil për emigrantët ekonomikë në Gjermani. Por në një farë mënyre ky mesazh nuk u përçua dhe kjo duket qartë nga shifrat. Mendoj se kjo ndodhi pjesërisht sepse experienca praktike e azil kërkueve në Gjermani ishte në kontradiktë me mesazhin që ne u përpoqëm të përcjellim dhe në këtë rast, nuk hezitoj ta pranoj, në njëfarë mënyre duhet të fajësojmë veten tonë.
Procedurat zgjasnin shumë, de facto njerëzit mund të qëndronin në Gjermani nga 5 deri në 10 muaj, derisa çështja e tyre të zgjidhej. Në përgjithësi trajtimi ishte shumë bujar, sa i takon parave që merrnin dhe strehimit falas. Një zhvillim të ngjashëm ka pasur dhe në Kosovë, mendoj se të gjithë e dinë se dhe në Kosovë ka pasur një rritje të numrit të azil kërkuesve. Por, në Kosovë ka pasur një debat shumë të gjerë publik në lidhje me këtë dhe i gjithë lidershipi u angazhua duke shkuar në të gjithë vendin për tu thënë njerëzve që të mos e bënin këtë dhe kemi përshtypjen e qartë që kjo pati një efekt domethënës në uljen e shifrave shumë më shpejt se ç’ndodhi këtu në Shqipëri.
Mendoj se kolegët e mi të të gjithë trupit diplomatik në Shqipëri gjykojnë se debati publik në Shqipëri ishte i kufizuar. Sigurisht, ka pasur debat politik në lidhje me këtë dhe ka pasur fajësime politike dhe partiake, por do ju jepja një këshillë të fortë: lëreni këtë çështje jashtë politikave partiake sa më shumë të jetë e mundur. E di që në vend ekziston, mes të rinjve, një ndjesi shumë e përhapur, që në Shqipëri nuk ka një të ardhme për ta dhe kjo ka ardhur si pasojë e një experience të fituar në vite. Këshilla ime shumë modeste do të ishte të gërmoni pak më thellë në atë çfarë duhet të ndryshojë rrënjësisht për ti dhënë njerëzve ndjesinë shumë të rëndësishme të shpresës, ne vend të akuzave dhe pretendimeve politike partiake ndaj njëri tjetrit.
Do e keni parë, përmes medias që kemi filluar të kthejmë shumë azil kërkues shqiptarë. Procesi I kthimit të tyre ishte I domosdoshëm dhe u përshpejtua shumë për shkak të fluksit shumë të madh që kishim dhe vazhdojmë të kemi me refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera. Do ti kthehem sërish kësaj çështjeje Shpresojmë që lajmi I kthimit të përshpejtuar të azil kërkuesve shqiptarë do të përhapet shpejt dhe kjo të bëjë që njerëzit të kuptojnë se është humbje kohe dhe parash të tentojnë me rrugën e azilit. Gjithashtu shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se nuk është në dobi të tyre fakti që kanë shitur çfarë kishin, kanë larguar fëmijët nga shkolla, thjesht për të përfituar për disa muaj në Gjermani me shpresën e kotë për t’ia dalë disi. Ndaj mendoj se një debat public më I gjerë do të kishte paralajmëruar njerëzit për këtë gabim. Dhe tani Shqipëria duhet të përballet me shumë të kthyer në vend, që sigurisht do të krijojë problem. Unë personalisht kam folur në aeroport me disa të kthyer dhe më thanë se thjesht donin ta provonin, nëse e kanë provuar të tjerët pse të mos e provonim dhe ne, dhe disa prej tyre mendonin se mund të zgjidhnin problemet e tyre personale duke shkuar në Gjermani.
Më duhet të them se jemi mirënjohës për mbështetjen praktike që na ka dhënë qeveria duke ndaluar kompanitë mashtruese të transportit që kanë bërë para nga udhëtarët dhe për procedurat lehtësuese në aeroport me të kthyerit, pasi këto janë problem praktike që duhen zgjidhur dhe qeveria ka qenë shumë mbështetëse në këtë aspect. Ne e kemi absolutisht të qartë që shqiptarët nuk kërkojnë azil në Gjermani, ajo çfarë ato kërkojnë është vende pune. Për këtë arsye Gjermania, qeveria dhe parlamenti , kanë vendosur ta hapin tregun e punës gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo dhë për arsyen sepse duam të ulim numrin e azil kërkuesve mashtrues sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ti japim hapësirë sirianëve, irakenëve, etj.
Por, si funksionon kur themi që do të hapim tregun e punës? Është shumë e rëndësishme që njerëzit të respektojnë disa rregulla dhe rregullat janë që njerëzit duhet ti gjejnë vetë vendet e punës në Gjermani, Ambasada nuk do ju ndihmojë për këtë. Ju lutem mos na u drejtoni ne për t’ju ndihmuar që të gjeni një vend pune në Gjermani. Vendin e punës, kontratën e punës duhet ta gjeni vetë. Kjo kontratë pune duhet të marrë dritën jeshile nga Agjensia Federale e Punësimit në Nurenberg dhe punëdhënësi juaj I ardhshëm duhet t’ju ndihmojë për këtë. Pasi ta keni bërë këtë duhet ti drejtoheni Ambasadës gjermane dhe të aplikoni për të ashtuquajturën vizë pune, e cila në rrethana normale, duhet të jepet.
Më lejoni ti kthehem emigracionit të refugjatëve në Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Gjermani. Mendoj se të gjithë I keni parë lajmet dhe keni parë se ka pasur shumë zhvillime dramatike. Jus jell në vëmenje vendimin e Kancelares Merkel të para disa javëve kur në një stacion treni në Budapest ka pasur një zhvillim shumë dramatic. Për arsye humanitare Kancelarja Merkel tha se nuk mund të rrimë duke parë këtë situatë, port ha se refugjatët mund të vazhdonin të vinin në Gjermani. Tashmë vala e refugjatë, që vijnë nga Greqia përmes Turqisë duket se nuk ka fund dhe në Gjermani ka pasur shumë diskutime dhe rrahje mendimesh për mënyrën e trajtimit të kësaj situate. Kemi dalë në përfundimin se do të na duhet të presim më shumë se një million refugjatë në vitin 2015 dhe diskutimet në BE kane qenë të vështira por tani duket se gjërat janë qartësuar.
Së pari në BE ka një marrëveshje se kufijte e BE-së duhet të forcohen që quhet hope spotd per te marrë dhe regjistruar refugjatët që do të vendosen ne Greqi dhe Iitali dhe se diskutimet duhet të zvhillohen midis vendeve fqinje para se ato të kalojnë refugjatët në vendet fqinje dhe se duhet të aplikohet një ndarje e ndershme e refugjatëve.
Ka gjithashtu një marrëveshje se kontaktet me Turqinë në mënyrë që të ulet numri duhet të forcohen dhe duhet të merren masa per ti dhënë fund konfliktit në Siri.
Për sa i përket Gjermanisë, ne keni riatdhesuar refugjatët me orgjinë nga Shqipëria, Mali I Zi dhe Kosava, pra me origjinë të sigurt. Ne kemi reduktuar të mirat materiale dhe do të vendosim ligjin e regjistrimit për emigrantët që vijnë nga vende me origjinë të sigurt për të siguruar kështu kthimin e tyre shumë të shpejtë në vendet e tyre të lindjes.
Më lejoni të them se sigurisht është diçka shumë e mirë që autoritete shqipëtare kanë filluar të bëjë përpjekje dhe plane në rast se refugjatët do të fillojnë të lëvizin drejt Shqipërisë, për të cilën ne shpresojmë se nuk do të ndodhë. Dhe sigurisht që e vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë ndihmën e saj në këtë drejtim.
Pika ime e fundit për të cilën dua të flas ka të bëjë me zgjerimin e BE-së. si ju e dini ne presim progress –raportin e kësaj jave dhe sigurisht qe unë nuk mund të parshikoj përmbajtjen e tij.
Më lejoni të them atë që kam thënë shumë herë se Gjermania mbështët ambicjet e Shqipërisë në BE dhe kjo është një prej arsyëve se pse ne jemi kaq shumë të angazhuar për ta bërë vendin gati për anëtarësim në BE.
Nuk ka diskutim në mendjen timë se Shqipëria ka bërë progress gjatë vieteve të fundit. Por gjithmonë eksiston pyetja se si e matni ju progresin? Nëse do të pyesni dikë të huaj i cili është i familjarizuar me BE-në por jo me Shqipërinë do të dilni në përfundimin se jo gjithkush është një ekspert në Shqipëri, thjesht duke patur parasysh shkëmbimet që keni patur në seancat plenare, akuzat e hedhura për njëri-tjetrin gjithë kohën dhe llojin e gjuhës së përdoror e cila nuk duhet të përdoret, më duhet të them se ky person nuk do të jetë plotësisht i inkurajuar për ta pritur këtë gjë. Për këtë arsye ju pyeta: si e matni progresin?
Ne nuk jemi makineri, ne nuk jemi kompjutera. Ne nuk po përpiqe të kuptojmë se si sistemi operon. Ajo çka është thënë për qeverinë, për opozitën, për korrupsionin në vend nëse eksiston apo jo ne vned.
Më lejoni të fokusohem tek disa pika kyçe dhe që ka rëndësi. E përmenda këtë tashmë në një konteks tjetër.
Padyshim që reforma juridike dhe shtetit ligjor është celësi dhe unë mundem vetëm tju bëj një apel: sigurohuni që kjo do të ndodhë vërtet. Askush nuk duhet të fshihet pas pretendimeve se nuk ka qenë pjesë e saj apo çfarëdo lloj justifikimi që mund të dalë.
Ju keni këshillat e jashëzakonshme të ekspertëve të prezantura nga EURALIUS e drejtuar nga një jurist gjerman I cili ka bërë një punë të mrekullueshme ashtu si edhe të tjerë dhe për ketë une mendoj se ju duhet të mbështeteni tek këshillat e këtyre ekspertëve.
Sigurohuni gjithashtu se reforma në drejtësi të jetë kuptim-plotë. Ne nuk jemi edhe kaq shumë të impresionuar nëse ka vetëm ndryshime në ligj apo rregullore te cilat quhen reforma. Ajo që ka rëndësi është zbatimi i reformës. Për ata që flasim gjermanisht, ka një shprehje gjermane që shpreh këtë: pastroni gëzofin por mos më njomni. Kjo do të thotë se nëse ju kërkoni që të bëni reformën në drejtësi ajo padyshim që duhet të jetë kuptim-plotë. Nëse kjo procedurë nuk fillohet nga gjyqtarët e korruptuar unë nuk mendoj se e besoj që kjo reform është kaq kuptim-plotë në Shqipëri.
Nëse Presidenti, Kryeministri, MInistri i Drejtësisë, Lideri i opozitës dhe praktikisht cilido me të cilin unë flas, vazhdon të thotë se korrupsioni është një problem i madh në drejtësi atëherë ky nuk mund të jetë rasti që gjyqtarët të mbeten te paprekur. Dhe në një mënyrë kjo duhet vërtet te fillojë.
Pika e dytë e cila është përsëri shumë e rëndësishme ka të bëjë me ceshtjen e nënpunësit civil I cili duhet të ndërtohen vërtet. Pasi kam qëndruar në Shqipëri për gati me shumw se 2 vjet kam mësuar gjithmonë e më shumë për efektet e këtij sistemi pas zgjedhjeve dhe mungesës së vazhdimësisë.
Por përsëri këshilla ime modeste do të jetë se nuk ka vend për të drejtuar gishtin sepse jemi si një shtëpi xhanmi këtu dhe mbase mund të tregohem pak naiv dhe të them se në disa raste njerëzit do të bashkohen dhe do të thonë se jemi dakord që kjo mënyrë të ndalojë dhe të ndërtohet një nënpunës civil kompetent dhe I devotshëm. Kur do të fillojnë negociatat? Përgjigjja më e thjeshtë do të jetë, unë nuk e di.
Me durim unë e kuptoj dhe këshilla ime do të jetë të vazhdoni me reformat dhe mos u merrni shumë me spekulime sepse në fund të ditës kjo nuk motivon askënd, as këtu e as atje.
Thjesht përqëndrhuni tek reforma. Mbani shtëpinë tuaj në rregull.
Vij tani tek procesi I Berlinit. Përdorni të ashtuquajturin process të Berlinit në mënyrën më efikase të mundshme për të bërë të mundur progresin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në fushën e bashkëpunimit dhe për mendimin tim ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Për shembull jam përpjekur të kuptoj nëse ka patur ndonjë debat publik, dhe tani po prek një çështje teknike, ju kërkoni që të ndërtoni superstradën Adriatiko-Joniane.
E kam diskutuat këtë çështje që prej pranverës së vitit 2014 sepse është shumë e qartë se superstrada Adriatiko-Joniane është një project madhor dhe të tjerat do të jenë pjesë plotësuese të lidhjeve midis Durrësit, Tiranës, Prishtinës e Beogradit.
Dhe kjo është ekzakstësisht ajo çka ndodh. Këto janë dy projekte të mëdha diskutimet e të cilave janë ende në process. Kur dëshironi ta bëni këtë dhe si?
Meqë ra fjala unë kurrë nuk e kam kuptuar se si mundet dikush të shpenzojë kaq shumë para për ndëritimin e një rrugë në një terren kaq shumë të vështirë përmes malesh e me dy tunele kur ju nuk keni asnjë lidhje midis Durrësit dhe tuneleve në brendësi të maleve.
E përmenda këtë sepse këto janë projekte të përbashkëta, projekte europiane.
Unë mendoj se procesi i Berlinit tregon një rrugë të qartë mbi rrugën e vështirë, tranzitore drejt BE-së jo vetëm duke prodhuar një gjuhë te mire dhe inkurajuese por nëpërmjet projekteve praktike.
Më duhet të them se ne jemi shumë të kënaqur nga përmirësomi i marëdhënieve bilaterale sepse Procesi i Berlinit ndihmoi dhe jo përmirësimin e dukshëm të marëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit. Unë mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv nëse shohim perspektivën e gjatë historike.
I kthehem përsëri Komisionit të Politikiës së Jashme sepse ky komision mund të ndihmojë në përmirësimin e marëdhënieve dhe në këtë drejtim unë mund të thëm një konkluzion se ne jemi shumë të kënaqur për vizitat e suksesshme që ju zonja kryetare dhe anëtarët e tjerë të komisionit zhvilluat në Berlin. Mendoj se është shumë e rëndësishme për shqiptarët që të prezantojnë çështjet e tyre në kryeqytetet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm nga një qeveri tek tjetra por gjithashtu nga një parlament tek tjetri por edhe përpara organizatave shoqërore.
Së fundmi do të dëshiroja tju falënderoja për vënendjen tuaj dhe tani jam i gatshëm për pyetjet dhe përgjigjet tuaja.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)