TIRANË - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka pritur gjatë ditës së sotme ambasadorët e tre vendeve të BE-së në Tiranë, atë Gjerman, Italian dhe të Francës.
Gjermani do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj drejt Bashkimit Europian. Deklarata është bërë nga ambasadori Gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Ambasadori gjerman informoi Ministrin Bushati, për situatën parazgjedhore në Gjermani. Ai shprehu garancinë që Gjermania do të vijojë të jetë një mbështetëse e pakyrsyer e Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj në BE.
Ministri Bushati shprehu falenderimin mbi kontributin e Gjermanisë në Shqipëri në dy dekada si vendi i parë donator i BE.
Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Italiane në Tiranë, Massimo Gaiani. Ministri Bushati dhe ambasadori Gaiani diskutuan mbi vizitën në tetor të ministres së Jashtme italiane znj Emma Bonino, si homologia e parë që do të vizitojë Tiranën pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Dy bashkëbiseduesit theksuan dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në rang kombëtar dhe lokal mes dy vendeve.
Një takim tjetër i ministrit të Jashtëme Ditmir Bushati ishte dhe ai me Ambasadoren Franceze znj. Cristine Moro.
Ministri informoi Ambasadoren franceze për prioritetet e qeverisë së re mbi politikën e Jashtme si dhe rëndësinë thelbësore të rritjes së rritmit dhe cilësisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ambasadorja franceze uroi Ministrin Bushati për marrjen e detyrës së re.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com