Teknologjia po kthehet në një pjesë integrale të futbollit.
Në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Holandës midis kampionëve të Feynoord-it dhe fituesve të Kupës Holandeze, Vitesse, teknologjia VAR asistoi arbitrin në minutën e 55-të të takimit.
Sulmuesi i Vitesses, Tim Matavž pengohet nga prapa në zonën e vendasve nga kapiteni i Feynoord, Karim El Ahmadi, por arbitri kryesor i takimit nuk akordon penallti dhe vazhdon lojën.
Pavarësisht protestave të kampit të verdhezinjve të Vitesse-s Feynoord niset në kundërsulm dhe shënon golin e dytë.
Arbitri i ndeshjes njoftohet nga asistenti i tij të ndalojë lojën.
Tifozët vendas çorientohen nga vendimi i befasishëm i gjyqtarit.
Ai shikon pamjet e aksionit të Vitesse-s në zonën e Feynoord-it dhe anullon golin e dytë të sulmuesit Nicolai Jørgensen dhe akordon penallti për Vitesse.
Miqtë barazojnë dhe rezultati nuk ndryshon edhe pas 120 minutave.
Fituesi i Superkupës vendoset nga pika e bardhë e penalltive dhe Feynoord fiton me rezultatin 4-2.
Teknologjia VAR (Video Assistant Referee) është një mekanizëm i ri teknologjik i cili synon të eliminojë gabimet në arbitrimin e ndeshjeve pas rasteve të shumta të penalltive të mohuara, golave të dyshimtë që kalojnë ose jo vijën fatale, pozicioneve jashtë loje dhe shmangies së gabimeve në akordimin e kartonave të verdhë dhe të kuq.
Arbitri kryesor i takimit komunikon me asistentin e tij dhe shikon pamjet flimike të regjistruara në videon e vendosur pas portës.
Ky mekanizëm nuk është aprovuar nga institucionet e UEFA-s dhe FIFA-s për tu vënë në përdorim në të gjitha ligat e fubtollit të botës, por është lejuar të aplikohet në disa kampionate.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com