Holanda vazhdon që të zhgënjejë në këto eliminatore, pasi ka pësuar  një tjetër humbje. Trajneri Blind e ka nisur në mënyrën më të keqe drejtimin e tulipanëve përballë Islandës, pasi humbi në shtëpi 0-1.

Kështu Holanda rrezikon kualifikimin direkt duke varur shpresat te‘Play-Off’. Graziano Pelle i ka dhënë një fitore të mundimshme Italisë përballë Maltës me rezultatin minimal 1-0.

Italianët krijuan shumë raste për shënim, por në fund e mbyllën vetëm me golin e Pelle duke marrë tre pikët, por lënë të pakënaqur tifozët. Në ndeshjet e së premtes spikat dueli Gjermani-Poloni për vendin e parë në grup.
 

d.b/shqiptarja.com