TIRANE - Qeveria e Holandës e konsideron të pamjaftueshëm progresin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Mëngjesin e së premtes në Hagë, ku ndodhen dhe zyrat e qeverisë së mbretërisë së Holandës, ministrat kanë diskutuar raport-progresin e përgatitur nga Komisioni Evropian.
Ata vlerësojnë se Shqipëria nuk është gati për të marrë statusin e kandidatit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, -raportoi korrespondenti i Tv A1Report nga Amsterdami, Arben Hasanaj. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk është kryer”, -lexohet ne raportin e Komisionit nga ana e qeverisë Holandeze.
Kjo shihet si një arsye shumë e fortë nga ana e ekzekutivit të vendit nën nivelin e ujit. “Jo status për Shqipërinë”, -shprehet qeveria e Holandës, e cila përgëzon Komisionin Evropian që po bën presion të vazhdueshëm mbi vendin e shqiponjave në rritjen e forcimit të ligjit.
Koalicioni i përbërë nga liberalët e djathtë dhe laburistët e qendrës së majtë që fituan zgjedhjet kanë një marrëveshje për krijimin e qeverisë se re e cila ndoshta dhe do votojë në momentin e duhur kandidaturën e Shqipërisë në marrjen e statusit si vend kandidat.
Deri tani për Holandën, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është një jo e thatë.
FAQJA NE TE CILEN U BOTUA LAJMI NE HOLANDE
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FAQJA NE TE CILEN U BOTUA LAJMI NE HOLANDE(Gre.M/Shqiptarja.com)