"Ekipi i ekspertëve pritet të mbërijë në vendgjarje në mesditë", njoftoi ministri holandez i Drejtësisë në një komunikatë për shtyp.
"Holandezët arritën të marrin një leje në këtë zonë menjëherë pas një marrëveshje të arritur me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe separatistët prorusë", theksoi Ministria.
Holanda është ngarkuar me procedurat e identifikimit të viktimave dhe të kryejes së hetimet mbi arsyet e rrëzimit.
Një avion i tipit Boeing 777 i kompanisë "Malaysia Airlines" u godit nga një predhë në lindje të Ukrainës, me 298 persona në bord, ku 193 janë holandezë.
Shumë elemente kanë ndikuar që Kievi dhe Perëndimorët të drejtojnë gishtin nga rebelët prorusë./ATSH/