HOLANDË- Shtatë deri në dhjetë vite burg janë kërkuar nga prokuroria në Amsterdam, për katër shqiptarë dhe tre marokenë për formimin e një organizate kriminale. Sipas mediave të huaja, thuhet se ato kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Policia zbuloi se sasia ishte e ndarë në katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro.
Hetuesit thanë se bëhet fjalë për një organizatë kriminale jashtëzakonisht ‘profesionale’, të cilët kanë tregtuar vazhdimisht kokainë shumë të pastër, dhe se kishin në dispozicion miliona euro.
‘Ngarkesa u zhvendos me furgona që udhëtonin në kolonë dhe ruhej nga njerëz të armatosur,” tha një nga prokurorët. Sipas prokurorisë grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes.
7 të dyshuarit kryesorë dhe 5 të tjerë do të dalin në gjyq. Prokurorët supozojnë se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë. Në të gjitha shtëpitë kishte gjëra që janë të dobishme për përpunimin dhe transportin e kokainës. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.
Sakaq theksohet se Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.1%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
10 Mars, 07:43
-
Itali/ Çmontohet rrjeti i kokainës, arrestohen 2 shqiptarët! Zbulohet ‘strofkulla’ ku fshihnin drogën dhe pajisjet, me plan sekret dhe për arratisje
8 Mars, 15:43
-
Itali/ Trafikantët po bëhen edhe më të zgjuar, shqiptari kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në cigaret elektronike! I gjendet edhe bllok inventari, PAMJET e modifikimit
7 Mars, 22:05
-
Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona
7 Mars, 16:07
-
Italia e kishte dëbuar, shqiptari rikthehet me identitet fals dhe kapet përsëri në trafik kokaine! I gjendet drogë me vlerë mijëra euro në banesë
7 Mars, 15:49
-
Shisnin kokainë në Divjakë, në pranga 2 vëllezërit drejtues të grupit kriminal dhe një bashkëpunëtor, sekuestrohen dhjetëra doza (VIDEO)
7 Mars, 08:36
-
Kapen 280 kg kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë
7 Mars, 08:33
-
Itali/ Shqiptari kapet me 105 kg kokainë të pastër në bagazhin e makinës! Nervozizmi tradhtoi 42-vjeçarin, pakot me stampa dhe kode të grupeve pritëse (VIDEO)
6 Mars, 15:37
-
Shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, 2 në pranga
6 Mars, 11:24
-
Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)
6 Mars, 10:47
-
Udhëtimi në Eindhoven, Arteta s’i zë besë PSV-së: Ata eliminuan Juventusin
4 Mars, 16:06
-
Elbasan/ Nuk iu bind policisë për të ndaluar mjetin me të cilin shpërndante kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Peqin
4 Mars, 11:33
o gazetar 2ton osw 2mije kg,jo 2mije ton se ja qr
Përgjigju