Policia britanike, belge dhe holandeze në një bashkëpunim mes tyre arritën të sekuestrojnë më shumë se 1,5 ton heroinë në portin e Roterdamit, në Holandë. Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe (NCA) tha sot se ngarkesa ndodhej në fuçi të mbushura me kripë Himalaje.
Vlera e drogës së kapur arrinte në 150 milionë euro në treg. NCA-ja e përshkroi atë si “transportin më të madh ndonjëherë të heroinës në Holandë.
“Përmes marrëdhënieve të forta me partnerët tanë holandezë dhe belgë, ne kemi shënjestruar kriminelët që transportojnë dërgesa të tilla”, tha zëvendësdrejtori i NCA-së, Matt Horne.
Ndërkohë që këto dy muaj autoritetet doganore në Hamburg dhe Antëerp kanë kapur një transport rekord prej më shumë se 23 ton kokainë të destinuar për në Hollandë në dy bastisje .
Të dy dërgesat së bashku përfaqësojnë një vlerë afërsisht 600 milion euro, duke e bërë atë kapjen më të madhe të kokainës drejtuar Hollandës ndonjëherë. Në Hamburg, Gjermani, 16,17 ton kokainë u gjetën në mbi 1,700 teneqe mbushës muri që kishin mbërritur nga Paraguai. Në portin belg të Antwerpit rreth 7.2 ton Kokainë u gjet e fshehur në një enë të mbushur me blloqe druri të cilat ishin transportuar nga Panama.