Holandë- Në portin Roterdamit janë zbuluar dhe sekuestruar nga policia holandeze 300 kg kokainë me vlerë mbi 10 mln Euro, ndërsa janë arrestuar 10 persona, mes tyre dy shqiptarë.
 
Sipas mediave vendasve, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 35-vjeç, ndërsa të tjerët që u vendosën në pranga janë nga Holanda.
 
Droga ishte e fshehur në 150 kontenierë në një anije me flamur panamez.

Pas dyshimeve dhe informacioneve, autoritetet holandeze vendosën që të kontrollonin anijen duke zbuluar më pas kokainën.

dy.b/shqiptarja.com