Holandezët filmojnë Lazaratin
Fëmijët mes kanabisit 3 metra

Holandezët filmojnë Lazaratin<br />Fëmijët mes kanabisit 3 metra
LAZARAT- Dy të rinj holandezë, nga Amsterdami sfidojnë policinë, hyjnë në Lazarat dhe sjellin nga atje pamje dhe dëshmi të ralla mbi jetesën e banorëve të komunës që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Një fshat ku kanabisi lulëzon dhe banorët jetojnë mes bimëve narkotike, si të ishin mes baçeve me trëndafila. Aq sa fëmijët për të shkuar nga shkolla në shtëpi kalojnë mes përmes parcelave, shtyjnë me krahë, bimët e kanabisit që arrijnë lartësinë 3 metër; dhe kur vjen koha e kultivimit angazhohen me gjithë familjen për ta korrur.

Një jetesë e tillë nuk është normale as për dy djem që vijnë nga Holanda ku është legalizuar përdorimi i kabanisit. Daan Vonk & Theo Roelofs janë dy djelmosha nga Amsterdami të cilët verën e kaluar ndërmorrën një udhëtim turistik drejt Shqipërisë. Të gjithë aventurën djemtë e regjistrojnë në një film 52. 13 minutash të cilin e quajnë “Udhëtimi me motorçikletë nëpër Shqipëri” dhe e publikojnë në youtub më datën 24 janar 2012, por kjo video ka mbatur larg interesit të mediave, por dhe të autoriteteve policore shqiptare.

FILMI
Daan Vonk & Theo Roelofs, janë dy djem të rinj nga Amsterdami i Holandës të cilët vendosin të kalojnë pushimet duke bërë një udhëtim turistik disa ditor nëpër Shqipëri. Djemtë udhëtojnë nga Amsterdami drejt Brukselit me autobus dhe më pas drejt Shqipërisë me avion. Gjithçka ndodh në këtë udhëtim dy djemtë e filmojnë në kamera amatore dhe në aparatet e tyre fotografikë, foto të të cilit i përfshijnë në filmin 52 minutësh të titulluar “Udhëtimi me motorçikletë nëpër Shqipëri”. Djemtë udhëtojnë me motorçikleta të vogla, të cilat i blejnë në Shqipëri dhe i shesin kur përfundojnë pushimet.

LAZARATI
Udhëtimin e nisin nga Tirana, përgjatë aksit nacional të bregdetit shqiptar, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë për të mbërritur në Gjirokastër dhe më pas në Lazarat. Reportazhi për Lazaratin zgjat gati 3 minuta. Nis në minutën e 25:39 dhe mbaron në minutën e 28:12.

Nga dritarja e hotelit ku janë vendosur çunat filmojnë komunën si në pëllëmbë të dorës. Brenda oborreve të ngritura me gur duken parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike. Djali që filmon komenton:

“Zonja dhe zotërinj jemi në Lazarat dhe këto pemë janë kanabis. Nuk e di nëse mund t’i dalloni mire”. Ndërkohë afron objektivin më tepër dhe parcelat me kanabis, duken më qartë. Ngjasojnë si të ishte një pyll i vërtetë, madje në mes të parcelës është dhe një pus, për të vaditur lëndën narkotike.

Kamera lëviz duke pasqyruar një panoramim të tërë zonës dhe kudo syri të zë rrënjë kanabis të mbjella në rresht. “Janë atje, atje, dhe atje tej. I tërë fshati është i mbuluar me të“ thotë djali ndërsa objektivin e kameras e fokuson në krahun e majtë të tij, ku prapë duken parcela me kanabis.

“Policia nuk vjen këtu. Ata kanë pasur një luftë me policinë.E gjithë jeshilja është kanabis. E gjitha shtrihet edhe tutje atje lart” sqaron më tej djaloshi ndërsa kamera fokuson zonën e kodrës.

Filmit i shtohen dhe sekuenca të fotove, nga ku duken më qartë parcelat me kanabis.

 “Nuk është normale. Një fshat i tërë plot me kanabis. Pemët janë nga tre metra. Çmenduri, është vërtet çmenduri”- komenton djaloshi bjond.

Në sekuencat filmike janë shtuar dhe dy foto ku djemtë fotografohen brenda parcelave me kanabis. Madje ata mbajnë në dorë dhe kanabis të tharë. Më pas djemtë marrin udhëtimin drejt Gjirokastrës. Në një moment i zë shiu. Djemtë ndalojnë dhe vazhdojnë të tregojnë në kamera, atë çfarë kishin parë, dhe duhet thënë që nga mënyra si flasin dhe si komentojnë ”janë të shokuar”.

“Më është tharë goja, megjithatë nuk është faji i shiut”- tregon djali me syze, ndërkohë që të dy qeshin. “Ne mund të pinim kanabis falas. Ai më dha, mendoj 5 gram, një top si kjo (dhe me dorë përpiqet të tregojë sasinë e kanabis që mori) Më tha mere, ja ku e ke. I freskët dhe i prerë. Kështu ne u ndodhëm në mes të një plantacioni me kanabis dhe e gjithë familja po priste bimët. Rrugës duke hyrë në fshat, ndjemë aromën e kanabisit që dukej se po e thithte dikush, por në të vërtetë nuk ishte askush, ishin parcelat që kishin aromë. Ishte kështu: Një fushë me rrënjë kanabis dhe një dordolec. Ngjitur me vendin ku po filmonin ishte një shkollë. Dhe fëmijët për të shkuar në shtëpi duhej të kalonin përmes kanabisit duke hapur rrugën me krahë” – vazhdon rrëfimin djali me mjekër dhe me syzet në kokë teksa imiton me trup mënyrën sesi fëmijët hapnin rrugën. Rrëfimi për Lazaratin mbyllet në minutën e 28.12 të filmit.  Djemtë flasin në gjuhën e tyre, ndërsa filmi është titruar në anglisht.

UDHËTIMI DHE PARADOKSET
Pamjet janë xhiruar në verën e 2011 ndërsa në youtube janë publikuar në 24 janar 2012. Gjatë udhëtimit djemtë tregojnë dhe bukuritë natyrore, por dhe mikpritjen dhe pagesat lirë të hoteleve. Nga Tirana nisen drejt autostradës më pas në Vlorë për të udhëtuar përgjatë vijës bregdetare Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë. Djemtë nuk kanë fokusuar vetëm bukuritë, por dhe paradokset. Në minutën e 06.52 publikohet një foto ku një fëmijë jo më shumë se 4-5 vjec mban një cigare në gojë ndërsa ndodhet në krahët e një burri(ndoshta i ati apo gjyshi) ata janë pjesëtarë të familjes të cilët mikpritën djemtë për të fjetur një natë. Po kështu në një moment tregojnë dhe për paradoksin tjetër kur një vajzë e re mban veshur taka shumë të larta, teksa shërbente në lokalin ku punonte, diku buzë autostradës.

Dokumentarin e plote mund ta shikoni në Youtube

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë