Holandezët: Shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës në Amsterdam

Holandezët: Shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës në Amsterdam

Foto ilustruese

Autoritetet holandeze në një shkrim të publikuar ditën e djeshme ngrenë shqetësimin duke theksuar se shqiptarët drejtojnë trafikun e kokainës. Sipas medieve, bazuar te informacionet nga autoritetet theksohet se kriminelët shqiptarë importojnë kokainë nga Amerika e Jugut në portin e Roterdamit, ndërsa më pas e shpërndajnë për tregun vendas dhe në vendet e tjera në Europë.

Në artikullin e publikuar, shkruhet se policia holandeze ka frikë se më shumë kriminalë shqiptarë do të vijnë dhe se krimi do të rritet pas daljes së Britanisë nga BE.  Ata deklarojnë se pak javë më parë, gjashtë shqiptarë u arrestuan në Roterdam për trafik droge dhe posedim të armëve të zjarrit, ndërsa u sekuestruan 6.5 kg heroinë.

Shqetësimi i autoriteteve holandeze vjen në një kohë që Shqipëria sapo ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave. Holanda është një nga tre vendet skeptike përsa i përket zgjerimit së bashku me Gjermaninë dhe Francën.

E ndërsa Franca kërkon më parë një reformim të BE para zgjerimit, Holanda është e shqetësuar për nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve që janë përfshirë në trafikun e kokainës, por edhe trafikun e qenieve njerëzore dhe mashtrimeve.


Shkrimi ne mediat holandeze

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/04/2018 08:52

    Lajmet qe i fabrikon Lul hollandezi prej Tirone filluan te riaktivizohen dhe do shpeshtohen deri ne qershor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite