130 kilogramë kokainë  është sekuestruar nga policia hollandeze në portin e Roterdamit. Lënda narkotike ishte fshehur në 5 çanta sportive dhe ishte futur në një kontenier që ishte ngarkuar me fara susami. Tre persona kanë rënë në praanga të policisë, mes tyre një shqiptar.
 
Droga vinte nga Panamaja dhe kap një vlerë prej 4.5 milion euro.  Tre të arrestuarit sipas policisë u kapën në zonën e portit teksa po tentonin të merrnin lëndën narkotike. Ata ishin me një makinë të vjedhur dhe kjo bëri që të pikasej gjithçka.
 
Ngjarja ka ndodhur para 10 ditës, por mediat hollandeze e kanë mësuar vetëm dje kur dy prej të arrestuarve dolën para gjykatës.
 
Policia  hollandeze po punon për të zbardhur plotësisht mënyrën se si futej në Hollandë lënda narkotike, personat e tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës.
 




Redaksia Online
(g.f /shqiptarja.com)