HOLLANDE - Holanda ka dërguar këtë të hënë 3 bateri me raketa patriot drejt Turqisë për të mbrojtur këtë vend të Natos nga sulme të mundshme prej Sirisë, raporton për redaksinë e  Shqiptarja.com, gazetari nga Amsterdami Arben Hasani.

Raketat që priten të mbërrijnë ne Turqi në 22 janar shoqërohen nga 300 ushtarë holandeze dhe vijnë si përgjigje ndaj kërkeses së Turqisë që është bërë në muajin dhjetor.

Kufiri i nxehtë mes Turqisë dhe Sirisë do presë gjatë kësaj jave, ushtarakë të Natos nga Gjermania dhe Holanda, që do përgatisin dhe logjistikën e vendosjes se raketave patriot.

Këto raketa do mbrojnë qytetin Adan me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh.


(ad.ti/shqiptarja.com)