FRANCE - Presidenti Francois Hollande ka deklaruar në Abou Dhabi se forcat franceze do të vazhdojnë sulmet ajrore dhe tokësore në Mali, në mbështetje të forcave të qeverisë që po përpiqen të ndalin avancimin e ekstremistëve islamikë në pjesën perëndimore.

Presidenti Hollande ka mbërritur të martën në Emiratet Arabe pasi rreth 700 trupa ushtarake dhe 7 avionë janë vendosur në një bazë ushtarake në kryeqytetin arab, të gatshëm për të marrë pjesë në operacione luftarake në rast nevoje.

Gjithashtu shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka kërkuar për të enjten një takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së, mbi mundësitë e ndërhyrjes ushtarake të BE-së në mbështetje të Malit.

Tashmë vendet e unionit afrikan kanë siguruar një kontingjent ushtarësh në ndihmë të forcave qeveritare në këtë vend.

Militantët islamikë që prej prillit të 2012-s ku me anën e një grushti shteti militantët morën nën kontrollin e tyre veriun e Malit.

Presidenti francez ka komentuar ndërhyrjen ushtarake ne Mali për të ndihmuar qeverinë në luftën kundër agresionit terrorist që kërcënon mbarë Afrikën Perëndimore dhe për të mbrojtur edhe popullsinë franceze që jeton atje.

(v.gj/l.c/shqiptarja.com)