Hollande kërkon "marrëveshje të
detyrueshme" për klimën

Hollande kërkon "marrëveshje të<br />detyrueshme" për klimën
Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se duhet të ketë një qëndrim "të detyrueshëm" për një marrëveshjee në samitin e ardhshëm botëror, ku do të diskutohet për ndryshimet klimatike. 

Samiti do të mbahet në Paris, në fund të këtij muaji. Hollande ka folur për marrëveshjen, pasi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vuri në dukje se marrëveshja e propozuar nuk do të përfshijë frenimin e gazit-serrë, mbështetur nga dispozitat e vështira ligjore, për të cilat janë dakorduar me Protokollin e Kiotos në vitin 1997.

"Nëse nuk ka një marrëveshje detyruese, nuk do të ketë një marrëveshje fare," tha Hollande në samitin në mes të BE-së dhe Afrikës, të mbajtur në Maltë. Datat prej 30 nëntorit deri më 11 dhjetor do të mbledhin në një konferencë anëtarët e Konventës së OKB për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Samiti synon të sigurojë një marrëveshje që edhe pas vitit 2020 të shmangen nivelet potencialisht katastrofale, të ngrohjes globale të shkaktuar nga emisionet e gazit. Objektivi i bisedimeve është të arrihet një marrëveshje që do të parandalojë ngrohjen e Tokës për më shumë se dy gradë Celsius, mbi nivelet para-industriale.

Vendet më të rrezikuara - duke përfshirë ishujt e vegjël dhe kombet e varfra në Afrikë - kanë bërë thirrje që rritja e temperaturave të përcaktohet me 1.5 gradë celsius, duke thënë se çdo gjë më pak do të rezultojë në ndikime katastrofale.

Kritikët e kësaj thonë se marrëveshja do të dështojë, por mbështetësit e saj thonë se marrëveshja, nëse miratohet nga të gjitha palët, do të vazhdojë të jetë politikisht "e detyrueshme" dhe  do të jetë e efektive.
 
 
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime