FRANCE - Në mesazhin e fundvitit, kreu i shtetit Francois Hollande premtoi se qeveria e tij do të punojë sërish për të bërë më të pranueshme rritjen e taksës mbi fitimin për më të pasurit.
Ai premtoi se do të bënte të gjitha përpjekjet për të ulur papunësinë, ku numri i të papunëve në Francë ka arritur deri në 3 milion në fund të dhjetorit.
Më 30 dhjetor Gjykata Kushtetuese rrëzoi taksën e 75% mbi fitimet për të gjithë ata që fitojnë më shumë se një milionë euro në vit. Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me thelbin e taksës, por me mënyrën se si ishte formuluar ajo. Pasi sipas ligjit të miratuar taksa do të aplikohej për invididë, ndërsa në bazë të kushtetutës, ajo mund të vendoset për familje apo njësi të banueshme.
Taksa e miratuar më parë nga parlamenti me kërkesë të presidentit francez provokoi një valë kritikash nga të pasurit, një pjesë e të cilëve kërcënuan se do të zhvendoseshin jashtë vendit. Gjithashtu në mesazhin përshëndetës, presidenti Hollande u shpreh optimist për të ardhmen e ekonomisë franceze për vitin 2013.
Ai premtoi se do të bënte të gjitha përpjekjet për të ulur papunësinë, ku numri i të papunëve në Francë arriti deri në 3 milion në fund të dhjetorit.
“Ne do të vazhdojmë të vendosur në rrugën tone. Punë, konkurrencë dhe rritje . Dhe nuk mund të devijojme. Kjo është e ardhmja e Francës," shtoi presidenti Hollande duke theksuar se do të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës së tij elektorale.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com