Hollande: Perëndimi dhe Rusia nuk duhet të ndahen nga një mur tjetë


Vladimir Putin dhe François Hollande
MOSKË, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ - Perëndimi dhe Rusia duhet të evitojnë të ndahen sërish nga një mur, i deklaroi sot presidenti francez, François Hollande, homologut të tij rus, Vladimir Putin, 25 vite pas rënies së Murit të Berlinit, simbol i ndarjes së Evropës.
"Mendoj se ne duhet të evitojmë që të ketë një tjetër mur që do të na ndajë. Por duhet të jami gjithashtu të aftë të kalojmë pengesat dhe të gjejmë një zgjidhje", deklaroi Hollande, kryetari i parë perëndimor që shkon në Moskë pas fillimit të krizës ukrainase.
Presidenti rus e përshëndeti këtë vizitë të vërtetë pune, që "do të japë rezultate dhe përparime", duke vlerëzuar se "këto biseda do të kenë rezultate pozitive".
Hollande theksoi se taikimi i tij me Putinin, ku marrin pjesë edhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, dhe këshilltari diplomatik i presidentit francez, Jacques Audibert, marrin pjesë gjithashtu, do të zgjasë bisedimin që dy krerët zhvilluan gjatë takimit në G20 në Brisbane (Australi).
"Ka momente që rastat duhen kapur fortë", insistoi Hollande, që u prit nga Putini në aeroportin moskovit të Vnukovos, pas një vizite prej 48 orësh në Kazakistan.
Ky takim vjen pak para shpalljes nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko të negociatave të reja të paqes mbi Ukrainën në Minsk, në Bjellorusi, në të cilat pritet të marrë pjesë liderët e rebelëve separatistë, përfaqësues të Kievit, të moskës dhe të OSBE-së./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?