Hollande: Pranojmë 30.000 refugjatë
 në 2 vite, "ata nuk janë terroristë"

Hollande: Pranojmë 30.000 refugjatë<br /> në 2 vite,
Franca do të pranojë 30,000 refugjatë në dy vitet e ardhshme. Kjo është deklarata që presidenti francez ka dhënë sot në mesditë. Mbas ngjarjeve terroriste të 13 nëntorit, presidenti francez Francois Hollande deklaroi se Franca është në luftë. Ai mbrojti kontrollet e përkohshme në kufi duke thënë se Franca do të vazhdojë të jetë një shtet që përkrah lëvizjen e lirë.

Ai po ashtu mohoi lidhje mes krizës së refugjatëve dhe sulmeve të së premtes. 

“Disa njerëz u përpoqën të gjejnë lidhje mes lëvizjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe kërcënimi terrorist. Lidhja ekziston sepse njerëz nga Iraku dhe Siria jetojnë në zona të kontrolluara nga shteti islamik dhe vriten nga ata që na sulmojnë ne", - u shpreh Hollande.
 
Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e kryetarëve të shteteve, veçanërisht në vendosjen e mijëra forcave të sigurisë në komunat e Francës.

Ai sugjeroi se autoriteteve lokale u duhet dhënë më shumë fuqi për të ndaluar njerëzit dhe mjetet në disa zona. Referuar të dhënave të policisë mëngjesin e sotëm, Hollande tha:“ Këto akte edhe një herë konfirmojnë se ne jemi në luftë, në luftë me terrorizmin që vetë e ka nisur këtë luftë.”

Redaksia online
(shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës