Presidenti francez François Hollande ka thënë se si nuk do të kërkojë të rizgjidhet në zgjedhjet e 2017-ës nëse dështon në uljen e papunësisë në vend. “Nëse unë nuk e menaxhoj si duhet papunësinë përpara përfundimit të mandatit tim, mendoni se do të dal para popullit francez në 2017-ën? Populli do të ishte i palëkundur dhe do të jenë të drejtë”, tha Hollande në një intervistë televizive me pyetje nga gazetarët dhe publiku.
Ai pranoi se kishte bërë disa gabime që kur kishte marrë detyrën në vitin 2012, por u zotua t’i shkojë deri në fund reformës ekonomike. Analistët në vend e kanë parë intervistën e Hollande si një përpjekje për të ringjallur popullaritetin e tij të ulët.
Papunësia në Francë është bërë një problem i madh kohët e fundit, pasi ka arritur në shifrat e 11%, ndërsa rritja ekonomike është ndalur. Ndërsa një anketë e publikuar një ditë më parë tregoi vetëm 12% të popullsisë mbështetëse të Hollande. ‘Popullariteti i Hollande ka ardhur gjithnjë në ulje’, tha Marine Le Pen, e Frontit Kombëtar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com