Presidenti francez, François Hollande theksoi sot se Turqia duhet të hapë patjetër kufirin e saj me Sirinë për t'iu ardhur në ndihmë luftëtarëve kurdë të qytetit sirian të Kobanes kundër sulmeve të xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik.
"Turqia duhet të hapë domosdoshmërisht kufijtë e saj për të mundësuar ndihmë për luftëtarët e Kobanes që janë kurdët sirianë", deklaroi presidenti.
"Përveç koalicionit, të gjitha vendet e përfshira mund t'u ofrojnë atyre, që luftojnë përballë xhihadistëve, mbështetjen që presin nga ne, mjetet e nevojshme për të luftuar kundër terrorizmit", shtoi ai.
ATSH
/Shqiptarja.com