Hollonde:Ndryshime kushtetuese
3 muaj gjendje e jashtëzakonshme
Të gjitha lajmet për sulmet terroriste

Hollonde:Ndryshime kushtetuese<br />3 muaj gjendje e jashtëzakonshme<br />Të gjitha lajmet për sulmet terroriste
Franca është në luftë më shtetin islamik. Presidenti Francois Hollonde deklaroi gjatë një fjalimi historik në parlament pas sulmeve të ditës së premte në Paris ku u vranë 129 njerëz se Franca është e angazhuar për të shkatërruar shtetin islamik.

Numri një i shtetit francez kërkoi që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas sulmeve të zgjatet  për tre muaj. Fushata ushtarake e Francës kundër ISIS në Irak dhe Siri do të intensifikohet, theksoi ai.
hollonde
(Mbërritja e presidentit në sallën e parlamentit në Versailles)

Holande njoftoi se në ditët e ardhshme do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama dhe atë rus, Vladimir Putin për të kërkuar një bashkim forcash kundër terroristëve.

"Ne do të çrrënjosim terrorizmin. Terrorizmi nuk do të shkatërrojë dot Republikën e Francës."Kjo është një luftë kundër xhihadistëve që kërcënojnë të gjithë botën. Kjo luftë ka filluar disa vite më parë. Ne të gjithë kemi një vetëdije të qartë se ajo do të marrë kohë. Dhe ne duhet të luftojmë fort., theksoi Hollande.  Ndryshime kushtetuese gjithashtu pritet të ndodhin në këtë vend.  “Franca duhet të ndryshojë kushtetutën e saj për t'i dhënë autoriteteve fuqinë për të dëbuar më shpejt të huajt që paraqesin një rrezik serioz për rendin public”, shtoi ai 
parlamenti francez
(Parlamenti francez)

Presidenti Hollonde ka kërkuar gjithashtu një zbatim emergjent të kërkesës për kontrolle në kufinjt mes vendeve Evropiane të jashtëm dhe të brendshëm qofshin ata, dhe nësë Europa nuk e bën ne do të detyrohemi të mbyllim kufirin tonë.Por nëse ne e bëjmë Bashkimi Evropian do të shkojë drejt shpërbërjes 

Ndërkohë presidenti amerikan Barak Obama nga Turqia të hënën përjashtoi një ndryshim të strategjisë në luftën kundër Shtetit Islamik pavarësisht sulmeve në Paris. Ai ka thënë në fund të samitit të G 10 se dërgimi i trupave tokësore për të luftuar ISIS do të ishte gabim.

Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi se gjatë këtij samiti ishte rënë dakort për ndaljen e financimit për grupet terroriste. Në një linjë me Kamerun ishin dhe kancelarja gjermane Angela  Merkel si dhe presidenti rus 
 
 
Parliament sings 'La Marseillaise' after Hollande speech

Watch the French Parliament sing 'La Marseillaise' after President Hollande's speech on Monday http://cnn.it/1Qqv4Vw

Posted by CNN on Monday, November 16, 2015
 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë