Homazhe në nderim të profesorit dhe inxhinierit të njohur Egon Gjadri

/ATSH/- Në Muzeun Kombëtar u zhvilluan të martën homazhet në nder të profesorit dhe inxhinierit Egon Gjadri, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Profesori dhe inxhinieri i njohur Egon Gjadri ka kontribuar për ndërtimin e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.
Egon Gjadri lindi më 23 maj 1935 në Tiranë. U diplomua në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë në 1958. Prej këtij viti ka punuar në grupin e projektimit të HEC-it të Shkopetit dhe të HEC-eve Bistrica 1 e 2 (1963).
Gjadri është bashkëautor në studimin e skemës së shfrytëzimit hidroenergjitik të Drinit dhe bashkëautor i bashkëvendosjes së HEC- ve të Vaut të Dejes, Fierzës e Komanit. Gjithashtu njihet si projektuesi kyesor i tuneleve të devijimit, të shkarkimit dhe tuneleve të sjelljes së ujit në turbinat e HEC-eve të Shkopetit, të Bistricës, Vaut të Dejës, Komanit dhe Banjës (1963-1985).
Gjithashtu, Gjadri është projektuesi kryesor i tuneleve të hekurudhës Elbasan-Përrenjas, përfshirë tunelin e Qafë-Thanës me gjatësi mbi 3000 m. Ai është autor i teksteve "Tunelet", "Urat dhe tunelet (1982 bashkautor), si dhe bashkautor për hartimin e Kushteve Teknike te Ndërtimit.
Gjadri është dekoruar me Urdhrin "Flamuri i Kuq i Punës"i klasit të I, si dhe ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social