TIRANË - Dy punonjës të SHIK-ut, të vrarë në trazirat e marsit të 1997-ës, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, do të varrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ata janë nderuar me medaljen e Shqiponjës së Artë nga ish-Presidenti Moisiu dhe më pas, edhe me titullin “Dëshmorë të Atdheut”.  Në nder të tyre, sot u zhvilluan homazhe në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, para se eshtrat e tyre do të varrosen në Varrezat e dëshmorëve të Atdheut.

Dy punonjësit e SHIK-ut janë vrarë në rrethana të turbullta, brenda në godinën e SHIK-ut në Vlorë, gjatë sulmit që iu bë asaj ato vite.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)