Homazhet për Azemin, Patozi e 
Cara “rebelohen” ndaj Bashës

Homazhet për Azemin, Patozi e <br />Cara “rebelohen” ndaj Bashës
TIRANE - Partia Demokratike zhvilloi dje homazhet për përvjetorin e 16 vdekjes së Azem Hajdarit. Në memorialin e ngritur në vendin ku Hajdari u vra pranë ish-selisë së Partisë Demokratike, deputetët e PD-së kanë vajtur për të vendosur kurora me lule ku ndasitë brenda grupit nuk munguan. Kryetari Basha ishte i shoqëruar nga nga Berisha dhe Selami, ndërsa deputetët ishin të shpërndarë në turmë. Ajo që ra në sy ishte fakti se dy deputetët, që mund të konsiderohen edhe rebelët e partisë, Astrit Patozi dhe Igli Cara janë larguar nga homazhet në momentin kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha po jepte deklaratën e tij.

Disi të tërhequr ishin edhe deputet të tjerë si Luçiano Boçi, Eduard Halimi, Arben Ristani etj. Por në qendër të takimit ishte treshja e kryetarëve të PD-së, si edhe Jozefina Topalli së bashku me Ridvan Boden. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike në shenjë solidariteti me simbolin e Azem Hajdarit ishte e veshur me një fusta blu, me ngjyrat e partisë. Ndërsa tri kryetarët kishin vendosur kollare ngjyrë blu për t’u përshtatur me ngjyrën simbol të Partisë Demokratike. Nga familja Hajdari ishin të pranishëm djali i Azemit, Kiri Hajdari si edhe bashkëshortja Fatmir Hajdari. Të dy pjesëtarët e familjes ishin disi të tensionuar në momentin kur Basha dhe Berisha po jepnin deklaratat e tyre politike.

Ne fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se figura e Azem Hajdari i jep më shumë kurajo dhe forcë PD-së për t’u ringritur sërish në pushtet. “Nga ky vend, sot në emër të çdo demokrati dhe demokrateje, në emër të çdo të riu dhe të reje, në emër të çdo qytetari shqiptar që e do Europën, e do përparimin, do një Shqipëri të sigurt me një ekonomi të fortë, me mirëqenie për të gjithë dhe me një të ardhme, zotohemi se do të vazhdojmë deri në fitore, çdo betejë, në çdo formë dhe mënyrë, për të mbrojtur demokracinë, të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptar, shtetin ligjor, dhe për t’i dhënë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”,- tha Basha.

PD kurora me lule në varrin e Azem Hajdarit
Homazhet për Azem Hajdarin u zhvilluan dje edhe në ambientet e varrezave të “Dëshmorëve” ku kupola e Partisë Demokratike vendosur kurora me lule në varrin e ish-liderit demokrat. Në këtë ceremoni, dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Eduard Selami i vendosën kurorat me lule së bashku ndërsa kryetari aktual i PD-së i bëri homazhet më vete. Një vitë më parë, kryetari i PD-së, njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi që të transferonte varrin e Azem Hajdarit tek varrezat e “Dëshmorëve” duke i dhënë atij edhe titullin “Dëshmor i Atdheut”. Homazhet më pas vijuan në shtëpinë e familjes Hajdari ku sërish treshja Berisha, Basha e Selami ishin së bashku.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën