Ish presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Për mediat, Topi u shpreh se Pëllumbi ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar të politikës. Topi e cilësoi Pëllumbin njeri reformator dhe shtoi se ka qenë një nga burrat më të mirë që ka pasur rastin të bashkëpunojë në politikë.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet për familjen. Jam njohur gjatë aktivitetit tim politik nga afër me profesor Pëllumbin. Vjen si një bindje e brendshme dhe konstante, ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS në veçanti. Një njeri reformator. Ka shumë për të folur, por unë do ta mbyll me këto fjalë, është një nga burrat më të mirë që unë kam pasur rastin të bashkëpunoj në politik”, tha ai.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Lamtumirë Servet Pëllumbi! Krerët e shtetit dhe politika homazhe për ish-kreun e Kuvendit: Njeri reformator! I biri: Ishte udhërrëfyes