Homoseksualët, Karaj: Bisedime
me ministrinë për bashkëjetesën

Homoseksualët, Karaj: Bisedime<br />me ministrinë për bashkëjetesën
“SkaNdal”, dokumentari i cili tregon hapur historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit do të vij në Kinema Milenium. Historitë e disa djemve dhe vajzave, jo më me fytyrë dhe emra të fshehur dhe mënyrën si lëvizja LGBT ndryshoi jetët e tyre do të jetësohet në 63 minuta. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, drejtoresha Ekzekutive e Aleancës kundër Diskriminimit LGBT, na tregon se si dokumentari me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Camit dhe skenar të dy aktivistëve të komunitetit në Shqipëri, rrëfehen idetë fillestare, frikërat, aksionet e para si ngjitja e posterave në rrugë apo lyerja e stolave me ngjyrat e ylberit, e më pas rritja dhe zhvillimi i lëvizjes në evente më të mëdha.

Por, ajo në këtë rrëfim ndalet edhe tek ndryshimet e kërkuara në Kodin e Familjes, të cilat sipas saj edhe pse janë përkrahur nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta, janë bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas Xheni Karajt, kjo situatë është si puna e lojës së ping-pongut, ku secila palë përpiqet t’ia ngeci topin tjetrës.

Dokumentari do të shfaqet për publikun e gjerë në ‘Kinema Millenium’ në datat 22-25 Shtator, në orën 19:00 dhe 26 Shtator, në orën 17:00.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve