Presidenti i SHBA Barak Obama në mbyllje të vizitës së tij në vendlindjen e babait në Kenia i është drejtuar popullit me një fjalim të cilin e mbajti në një stadium i cili deri para një viti dyshohej se përdorej si kamp përqendrimi për disa të arrestuar të grupit terrorist Al –Shabap gjë të cilën ai nuk e la pa përmendur dhe e cilësoi si një thashethem i cili nxit urrejtjen dhe radikalizmin.
Pas fjalimit ai vizitoi edhe një Memorial përkujtimor për të vrarët në bombardimin e ambasadës amerikane ne vitin 1998 në Nairobi.
Obama u takua edhe me homologun e tij kenian, Presidentit Kenyatta të cilët njëzëri thanë se ishin "të bashkuar kundër terrorizmit".
Por ajo çka i bën të ndryshëm këta dy lider është edhe tema në të drejtat e homoseksualëve. Presidenti amerikan foli ashpër kundër diskriminimit, ndërsa presidenti Kenian tha se në këtë temë nuk e ndajnë të njëjtat vlera.
Ndërkohë më herët Obama në një samit të biznesit të Afrikës vlerësoi potencialin ekonomik të saj. Gjithashtu ai shprehu edhe emocionet e te qenurit i pari president amerikan që ka vizituar kenian edhe se ai do ta vizitoje sërish shtëpinë e familjes së tij.
Ndërkohë sot Presidenti amerikan pritet të shkojë në Etiopi. Ai do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton vendin dhe do të bëhet udhëheqësi i parë amerikan që merr pjesë ne parlamentin e bashkimit afrikan i cili ka një përbërje prej 54 vendesh. Shefi i Komisionit Bashkimit Afrikan AU Nkosazana Dlamini-Zuma përshkroi udhëtim në Etiopi si një "vizitë historike", që do të "zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet mes AU dhe SHBA."
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Obama në vendlindjen e babait, 10 mijë forca për garantimin e sigurisë