TIRANË - Homoseksualët shqiptarë do të zhvillojnë për të tretin vit radhazi më 17 maj, parakalimin e tyre me biçikleta kundër homofobisë. Lajmin e ka bërë të ditur Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT, e cila do të zhvillojë pedalimin që do të nisë nga Sheshi “Nënë Tereza” e do të vazhdojë nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ky është vetëm njeri prej aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, që do të vazhdojë me shfaqjen e dokumentarit “Ska-Ndal”, i cili do të paraqesë për herë të parë, historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri, ku pjesëtarë të komunitetit do të shfaqen për herë të parë me zë e fytyrë për të treguar si lëvzja LGBT ka ndryshuar jetët e tyre.
Në këtë dokumentar do të shfaqet eksluzivisht edhe ish-Ambasadori amerikan Uidhers që nëpërmjet një interviste do të rrëfejë angazhimin e tij personal në këtë lëvizje gjatë kohës kur ai jetonte dhe punonte në Shqipëri.
Po ashtu para shfaqjes së dokumentarit, Lëvizja LGBT në Shqipëri do të shpallë 13 çmime për aleaten dhe aleatin e vitit.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com