Honda dhe Nissan ranë dakord për një bashkim dhe do të krijojnë një kompani të përbashkët. Në një deklaratë të përbashkët dy korporatat e mëdha thanë ata të hënën se synojnë të krijojnë prodhuesin e tretë më të madh të automjeteve në botë ccka sinjalizon një ndryshim masiv në një industri që po kalon vështirësi të jashtëzakonshme.
Të dy kompanitë do të synojnë shitje të kombinuara prej 30 trilion jen (191 miliardë dollarë) dhe një fitim operativ prej më shumë se 3 trilion jen përmes bashkimit të mundshëm, sipas deklaratë.
Ato synojnë të përfundonin bisedimet rreth qershorit 2025 dhe më pas të krijonin një kompaninë e re deri në gusht 2026. Konsolidimi do të krijonte grupin e tretë më të madh të automjeteve në botë për nga shitjet e automjeteve pas Toyota dhe Volkswagen pasi prodhuesit e vjetër të makinave përballen me sfida në rritje nga Tesla dhe rivalët kinezë.
Honda dhe Nissan numëronin në vitin 2023 gati 7 milion makina të shitura në të gjithë botën.
Komento