Një ndalim I tillë u bë edhe në Kinë në fillim të këtij viti.
Shitjet e Fildishtë do të zhduken gradualisht në Hong Kong, duke u ndalur plotësisht në vitin 2021.
Para votimit, pati edhe protesta të cilat ishin kundër këtj ligji.
"Mbyllja e këtij tregu masiv të fildishtë ka hedhur një litar shpëtimi për elefantët", tha Bert Wander i grupit të avokatisë globale Avaaz.
Sa i madh është tregu fildish i Hong Kongut?
Fildishi i cili prodhohet kryesisht nga kafshët por më së shumti nga elefantët është një produkt i cili është tregtuar në Hong Kong për më shumë se 150 vjet.
Fildishi konsiderohet si tregu më i madh në botë.
Aktivistët thonë se tregtia ligjore shpesh është një mbulim për aktivitetet e paligjshme.
Kjo do të çojë në rritjen e numrit të elefantëve të cilët janë pakësuar ndjeshëm kohët e fundit.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com