'Hong Kong Dragon Boat Festival' (VIDEO-FOTO)

Hong Kong Dragon Boat Festival”, i njohur edhe si "Tuen Ng", ka nisur udhëtimin e tij përgjatë rrugëve ujore të qytetit te Hong Kong-ut, rreth Victoria Harbour. 
Festivali ku anijet në formën e pirogave sfidojnë njëra-tjetrën, zhvillohet në ditën e 5-të të muajit të 5-të hënor, zakonisht në maj apo qershor sipas kalendarit tonë dhe është një ngjarje që i ka rrënjët në shek e 3-të.
Secili ekip garues është i përbërë nga deri në 80 lundërtarë që vozitin sipas ritmit të një daulle të rrahur nga një baterist i ulur në anije. 

Pelegrinazhi me anije të gjata, daulle dhe oriz ka evoluar shumë dhe është kthyer në një ngjarje masive dhe me shumë ngjyra. Por jo vetëm: "Tuen Ng" veç të qënit një përzierje e sportit dhe argëtimit, është dhe treg artizanal, muzikë live dhe ushqim tradicional që shitet në tregjet e shumtë të ushqimit në rrugë. 

Festivali Dragon Boat sot festohet në të gjithë botën. Për disa ai është një festival argëtues dhe emocionues, për disa të tjerët, thjesht gara me barka kurse për të tjerë, një event me konkurencë të ashpër. Në fakt Hong Kong Dragon Boat Festival është ngjarja kryesore botërore e verës që tërheq qindra ekipe kombëtarë dhe ndërkombëtarë./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin