Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit

Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit

Hong Kong, protestuesit pro-demokracisë bllokuan rrugët pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit, duke shënuar një ditë tjetër demonstratash.

Disa fluturime u anuluan dhe autoritetet pezulluan shërbimin e trenit ekspres për në aeroport.

Qyteti u shndërrua në një shesh beteje nga dilte tym, i shkaktuar nga të rinjtë që luftojnë për ndryshime demokratike.

Ndërsa Hong Kongu përjetoi një tjetër natë me dëme për shkak të protestave nga kundërshtarët e qeverisë, zyrtarët mbrojtën veprimet e policisë.

Policia iu përgjigj bombave me benzinë, zjarreve, tullave dhe gurëve që hidheshin kundër saj duke përdorur ujin me presion, gazin lotsjellës, rrahjet dhe në një rast, zjarrin e armëve.

Por ishte vendimi i policisë për të hyrë me forcë në dy stacione metroje dhe për të rrahur udhëtarët, ai që zemëroi shumë banorë të qytetit. Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku shihej policia me helmeta dhe maska që godiste këmbësorët brenda një stacioni./  VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur