HONG KONG - Rrugët kryesore të Hong Kongut janë ende të mbushura me protestues pavarësisht kërcënimeve nga policia e cila vetëm përpara 2 ditësh arrestoi 250 aktivistë pro demokracisë dhe pastroi rrugët kryesore të qytetit nga barrikadat e vendosura prej 7 javësh, me fillimin e protestave.

Megjithatë, prania e policisë është shumë e vogël në një qendër tregtare për banorët dhe turistët, ku dhjetëra tenda kanë mbetur ende. Por, siç duket shumica e protestuesve janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës me autoritetet kineze të cilët këmbëngulin të vendosin ata për liderin e Hong Kongut në zgjedhjet e 2017-ës.

Pekini ka thënë se do t’i lejojë ata të votojnë, por me propozimet e paraqitura nga vetë Kina. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)