Në Hong Kong prej 4 ditësh vazhdon rezistenca e disa qindra mijra protestuesve të cilët po përpiqen për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë.
Ligji i mosmarrëveshjes rregullon procedurat e ekstradimit midis Hong Kongut dhe qeverisë kineze por për organizatorët e protestës, ligji i ri do ti hapte rrugë gjykimit jo të drejtë të kundërshtarëve të regjimit komunist në Pekin.
Me maska teatrale dhe T-shirt, sot që në orët e para të mëngjesit mijra të rinj u përpoqën të bllokonin dy rrugët që të çojnë në Këshillin Legjislativ. Për të liruar aksesin në distriktin qeveritar, forcat e shumta të policisë ndërhynë me forcë duke përdorur hidrantët dhe spray acarues.
Protesta e sotme është zgjatim i asaj të ditës së dielë ku më shumë se një milion të rinj marshuan në rrugët e qendrës së qytetit.

Në lumin e protestuesve janë të njëjtët që në vitin 2014 protestuan për liri dhe demokraci, lëvizje që paralizoi vendin për 79 ditë. Mbledhja e Këshillit Legjislativ, që do ti hapte rrugë ligjit të ekstradimit, e parashikuar për në datën 11, është shtyrë me afat të pa caktuar.
Në lojën e sapo nisur është përfshirë dhe Shtëpia e Bardhë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se ligji për dorëzimin e njerëzve të kërkuar në Kinë, shkatërron statusin e veçantë të Hong Kongut, autonominë e tij dhe respektin e të drejtave të njëriut. Nga ana tjetër Kina ka akuzuar Frontin Demokratik të Hong Kongut për përfshirjen në punët e brendshme të fuqive të huaja./Përgatiti Ilir Çuçi
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump rriti tarifat doganore për mallrat kinezë/ Kina: Jemi gati për çdo lloj lufte me Shtetet e Bashkuara! Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ne jemi të përgatitur
5 Mars, 20:29
-
Pas shqetësimeve të Trump për ndërhyrjen e Kinës, portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan
5 Mars, 08:38
-
Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë
25 Shkurt, 21:24
-
Xi konfirmon partneritetin 'pa kufij' mes Kinës dhe Rusisë gjatë bisedës me Putinin
24 Shkurt, 16:18
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime IA në Kinë
13 Shkurt, 16:17
-
Pezullimi i programeve të USAID-it dhe Kina
7 Shkurt, 20:45
-
Shtrimi në spital psikiatrik, mjeti i Kinës për kundërshtarët e qeverisë
6 Shkurt, 09:19
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Shërbimi postar i SHBA pezullon pakot hyrëse nga Kina dhe Hong Kongu, preken bizneset online
5 Shkurt, 08:59
-
Lufta tregtare/ Kina i përgjigjet Trumpit: Vendos tarifa doganore 10-15% për qymyrin e gazin amerikan! Hetime dhe kundër Google
4 Shkurt, 08:20
-
Panamaja dorëzohet: Nuk do e rinovojmë marrëveshjen me Kinën
3 Shkurt, 17:41