Hong Kong, vazhdojnë protestat, policia përdor gaz lotsjellës

 Hong Kong, vazhdojnë protestat, policia përdor gaz lotsjellës

Policia e Hong Kongut hodhi lot gaz ndaj qindra protestuesve që ishin mbledhur përpara një stacioni policie në zonën rezidenciale të Sham Shui Po-së në Kaulun. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters policia hodhi disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve pothuaj pa asnjë paralajmërim.

Ndërkohë të mërkurën autoritetet në Kinë thanë se protesta e Hong Kongut është shndërruar në një lëvizje "që ngjan me terrorizmin", pas një nate përleshjesh të dhunshme në aeroportin e qytetit. Zyra për çështjet e Hong Kongut dhe Makaos në Pekin tha se akte të tilla duhet të ndëshkohen rëndë.

Pas dy ditë trazirash fluturimet në aeroport rifilluan. Demonstratat përfunduan të martën vonë pasi policia përdori shkopinj dhe spërkati me piper protestuesit, të cilët përdorën karrocat e bagazheve si barrikada për të penguar udhëtarët të hynin në terminale. Disa udhëtarë të zemëruar u përfshinë në debate me protestuesit ndërsa demonstrata po përshkallëzohej.

Situata u rëndua kur një grup protestuesish rrahën dy burra për të cilët dyshohej se ishin agjentë sekretë kinezë. Një prej tyre u identifikua më vonë nga gazeta e kontrolluar nga shteti kinez “Global Times” si një gazetar që punonte për tabloidin.

Gjatë trazirave të së martës pesë vetë u arrestuan në aeroport.

Protestat e dy ditëve të fundit janë pjesë e 10 javëve demonstratash të banorëve të Hong Kongut kundër asaj që ata e cilësojnë si përkeqësim i lirisë dhe mungesë e autonomisë për shkak të kontrollit kinez të territorit.

Protestat filluan si një përpjekje për të penguar miratimin e një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Demonstruesit tashmë kërkojnë t’u garantohet e drejta për të votuar drejtpërdrejt për udhëheqësin e tyre të ardhshëm falë një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm si dhe një hetim të pavarur rreth dyshimeve për akteve brutale ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Dhjetë javë përleshje gjithnjë e më të dhunshme mes policisë dhe protestuesve e kanë zhytur qytetin në krizën e tij më të rëndë që nga koha kur Britania ua dorëzoi kinezëve territorin në vitin 1997. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 15/08/2019 01:00

    The stamp of Sicily (Flavio Briatore) the european Pedophile Epstein Island, Bush-Berlusconi bunga bunga party!!!

    Përgjigju
  • adamo311: 14/08/2019 17:58

    VËNI RE: 1.Eshte e mundur qe armata kineze te futet se shpejti ne Hong Kong??? Ekonomia Kineze definitivisht eshte shkaterruar, zhvarrimi eshte çështje politike!!! 2.Harry Reid partia demokratike, se shpejti do te "guxon te vdes"!!! 3.BREX-it se shpejti, vajzat (A.M., Th.M., D.G.) e Hitler-it definitivisht te shkaterruara!!! Fu...ing cabal khazarian NAZI fashist being destroyed!!! Enjoy the Show!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin