Dokumentin e rrallë “Statutet e Shkodrës”, vite më parë studiuesja italiane Luçia Nadin e nxori nga biblioteka e Muzeut të Venecias dhe e solli përmes një libri, duke hedhur dritë mbi historinë mesjetare të këtij qyteti. Ky është vetëm një ndër kontributet e Nadin, e cila e apasionuar pas historisë sonë, ka kryer edhe një sërë studimesh të tjera. Një vlerësim për të gjithë kontributin ndër dekada ia dha universitetit i Shkodrës Luigj Gurakuqi.
Mirënjohëse dhe e emocionuar, Lucia Nadin tha se jetën e saj do të vazhdojë t’ia dedikojë Shkodrës.
“Dua të falenderoj rektorin,universitetin, kolegët, qytetin e Shkodrës që gjithmone ka qenë në fokus të studimeve të mia në këto 30 vite. Edhe këtë pak kohë që më ka mbetur për të punuar, ky qytet do të jetë në prioritetin tim pasi Shkodra është jo vetëm pjesë e studimeve të mia, por edhe pjesë e jetës time. Është një qytetërim që ka lidhje të forta me Italinë dhe Shkodrën e gjen kudo në Itali që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Sot, gjurmët tuaja gjenden nga Jugu në Veri, në çdo detaj të jetës sociale, kulturore, fetare e ekonomike te Italise, sidomos ne Venecia”, tha Lucia Nadin.
E cilësuar si një Edith Durham e kohëve moderne, 85-vjeçarja Lucia Nadin ka kryer edhe një sërë studimesh të tjera, që nga emigrimi shqiptar në Venecia gjatë shekujve XV-XVI, luftërat e Skënderbeut, si dhe historinë e klerikëve katolikë shqiptarë në Republikën e Venecias. Kontributi i saj u pasqyrua dy vite më parë, edhe në një dokumentar me titullin “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik”. Ajo që vërehet nga studiuesja bë veprat e saj, është se Shqipëria mesjetare ishte në fakt një Shqipëri evropiane.
Komente






Vleresim I merituar !
Përgjigju