Hoqën hixhabin, Irani 'kërcënon' 12 aktoret e njohura me pushim nga puna

Hoqën hixhabin, Irani 'kërcënon' 12 aktoret e njohura me pushim nga puna

Autoritetet iraniane kanë ndaluar punën e 12 aktoreve të filmave për shkak të mosrespektimit të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike, i cili përfshin hixhabet e detyrueshme, tha Ministri i Kulturës më 25 Tetor.

“Ata që nuk ndjekin ligjin, nuk do të lejohen të punojnë”, u tha gazetarëve Ministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik të Iranit, Mohammad Mehdi Esmaili, pas takimit javor të kabinetit., raporton agjencia e lajmeve iraniane The Hindu.

Më 24 tetor, media iraniane raportoi se shumica e aktoreve u zbuluan se po shkelnin ligjin e hixhabit mes tyre Taraneh Alidoosti, Katayoun Riahi dhe Fatemeh Motamed-Aria, ku u njoftua se ato "nuk do të lejohen të luajnë role në filma”.

Alidoosti dhe Riahi ishin ndër figurat publike që u arrestuan për pak kohë gjatë protestave të vitit të kaluar për vdekjen në paraburgim të kurdit iranian 22-vjeçar Mahsa Amini. Irani ka rritur masat gjatë muajve të fundit kundër grave dhe bizneseve që shkelin rregullat e hixhabit. Në shtator, ligjvënësit votuan në favor të ashpërsimit të dënimeve, të cilat përfshijnë dënime me burg deri në 10 vjet, për gratë që shkelin kodin e veshjes.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja