DURRËS- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga për shkak se ka hequr flamurin turk nga kulla e vrojtimit në Durrës. 48-vjeçari, Shpetim Sefa kishte postuar në rrjetin e tij social videon ku dukej teksa ka hipur në kullën e rojës në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka hequr flamurin dhe më pas e ka hedhur në det.

Për rrjedhojë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pranë banesës. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Në kullat e vrojtimit, vetë pronarët që paguajnë për hapësirat publike në plazh vendosin flamuj të shteteve të ndryshme sipas dëshirës. Megjithatë flamuri turk pranë Shqipërisë dhe Kosovës duket se nuk i ka pëlqyer pushuesit, i cili është ngjitur për ta hequr.