Hoqi grupin ‘Bardhi’, Basha mbi 2 orë takim me Kolegjin e Kryetarëve: Zgjedhje në të gjithë degët, procesi mbyllet më 31 dhjetor! Mbledh edhe kryesinë e re të PD-së
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për rreth 2 orë e 30 minuta, ku në fokus të takimit ka qenë organzimi i degëve, pasi Basha ka zgjedhur edhe ekipin drejtues.
Redaksia13 Shtator 2023, 20:44 | Përditesimi: 13 Shtator 2023, 23:16
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për rreth 2 orë e 30 minuta, ku në fokus të takimit ka qenë organzimi i degëve, pasi Basha ka zgjedhur edhe ekipin drejtues.
Kolegji ka vendosur që të zhvillohen zgjedhje në strukturat e PD në të gjithë vendin. Pas takimit me Kolegjin, Basha zhvilloi takim me anëtarët e kryesisë.
Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.
Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike.
Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të PD.
Basha mbledh Kolegjin, zgjedhje në të gjitha degët e PD, procesi mbyllet më 31 dhjetor
Luzlim Basha mblodhi sot Kolegjin e Kryetarëve. Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku mëson se Kolegji ka vendosur që do të zhvillohen zgjedhje në të gjitha strukturat e PD në gjithë vendin. Deri më 5 tetor do ketë verifikim të plotë të anëtarësisë. Ky proces do mbyllet më 31 dhjetor, me qëllim që partia të jetë gati për zgjedhjet parlamentare 2025. Kreu i PD Luzlim Basha ka deklaruar se do t’i publikojnë kandidatët për deputetë brenda 31 marsit.