TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe thirri në internpelancë në Kuvend, ministrin e Bujqësisë Genc Ruli, për çështjen e aflatoksinës në qumësht dhe shitjen e hormonit të ndaluar "Boldemec" për dhjamosjen e bagëtive.
Pasi e dëgjoi sqarimin e ministrit, Braçe e rimori fjalën duke ngulur këmbë që ministri të tregonte sa ishte norma e saktë e aflatoksinës në qumësht, sa ishte shifra e saj dhe mbi të gjitha, përse mashtrohej me deklaratat për ndalimin e tregtimit të hormoneve të bagëtive në Shqipëri.
Deputeti socialist nguli këmbë në kërkesën e dytë të tij, duke i prezantuar ministrit Ruli, njërën pas tjetrës, kontratat e lidhura me kompaninë "Milifar" deri në vitin 2001, për tregtimin e hormonit të rrezikshëm në farmacitë veterinare.
"Nuk është e vërtetë se e ndaluat tregtimin e "Boldemec" në 2007-ë, zoti ministër",- nënvizoi Braçe,- "sepse kontratat që shihni këtu i keni lidhur edhe në 2010-ën, edhe në 2011-ën dhe "Boldemec" nuk përdoret për dhjamosjen e qenve, por të bagëtive. Kudo është i ndaluar tregtimi i tij në farmacitë veterinare, përveçse në Shqipëri dhe në Qipron Veriore. Vetë kompania Agrovet e ka shkruar këtu mbi shishe, jo vetëm datën e prodhimit, por edhe datën e skadimit të hormonit dhe është e turpshme të më akuzosh se unë i kam blerë jashtë shtetit këto shishe”, - tha Braçe duke treguar shishen me hormonin "Boldemec" në dorë, - “kur unë i kam blerë këtu, në Shqipëri”.
Ministri Ruli, kur e mori fjalën, sqaroi më parë arsyen e kërkesës së bërë nga Braçe, sipas tij, për arsye politike në prag të zgjedhjeve. “ Ti ke mangësi në argumentin dhe probleme që kur vure alarmin se do kalbej ulliri se s’kish magazina dhe fabrika përpunimi. Por ulliri nuk u kalb. A kemi ne detyrim të merremi politikisht me këtë problem kur ju nuk morët mundimin të pyesni as tre specialistë tuajët për këtë çështje? Në historinë e njerëzimit nuk ka asnjë të vdekur nga aflaktoksina dhe unë këtë çështje e kam sqaruar".
"Konkluzioni ynë ishte se ky qe një fenomen sezonal në rajonë të caktuara të Evropës, më theksuar në vendin tonë. Fenomeni sezonal ndodhi për shkak të thatësirës që ndikoi në ushqimin e kafshëve gjatë periudhës dhjetor-mars. Përmbajtja sezonale nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve. Konsumatorët shqiptarë nuk kanë pasur asnjë dëm as nga qumështi shqiptar dhe as nga ai i huaj. Nuk mund të them se nuk keni të drejtën për normat, por meqënëse në historikun e prodhimit shqiptar nuk ka pasur problem të aflaktosinës, ne kemi kërkuar që këtë normë ta afronim me atë të standartit europian. - tha ministri.
"Përsa i përket hormonit të bagëtive, ai nuk tregtohet në Shqipëri dhe atë shishe, e ke blerë ose ta kanë sjellë nga jashtë", - përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hormoni "Boldemec", kur dhe si u përdor në Shqipëri