Tre çështje të nxehta kanë bllokuar marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad. Bëhet fjalë për kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, stokun iranian të uraniumit shumë të pasuruar dhe miliardat e dollarëve të ngrirë jashtë vendit.
Kështu shkruan “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë iranianë që, sipas gazetës, janë në dijeni të drejtpërdrejtë të negociatave.
Sipas burimeve, delegacioni amerikan i drejtuar nga zëvendëspresidenti James David Vance ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar. Por Teherani nuk ka pranuar të heqë dorë nga kjo kartë strategjike pa u arritur më parë një marrëveshje përfundimtare paqeje.
Një tjetër nyje e fortë ka qenë dosja bërthamore. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që Irani të dorëzojë ose të shesë të gjithë rezervën e tij prej 408 kilogramësh uranium shumë të pasuruar. Pikërisht këtu, sipas raportimit, nuk është gjetur asnjë kompromis.
Po aq e pazgjidhur ka mbetur edhe kërkesa iraniane për zhbllokimin e rreth 27 miliardë dollarëve fonde të ngrira jashtë vendit. Krahas kësaj, Teherani ka kërkuar edhe dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga bombardimet, kushte që Uashingtoni i ka rrëzuar.
Lajmi kryesor:
Dështojnë negociatat SHBA-Iran! JD Vance largohet nga Pakistani: Nuk pranojnë kushtet tona, ishte oferta e fundit! Teherani: Kërkesa të tepruara











