Horoskopi i ditës së hënë, ja çfarë kanë parashikuar 'yjet' sot

Horoskopi i ditës së hënë, ja çfarë kanë parashikuar 'yjet' sot

Dashi

Ka rrezik që Plutoni të sjellë edhe debate, por edhe pasion të zjarrte sot në jetën tuaj në çift. Nuk do keni një ditë të qëndrueshme dhe herë pas here kjo gjë do ju mërzitë. Beqarët do e dëshirojnë me çdo kusht krijimin e një lidhjeje dhe mund te bëjnë edhe gabime për ta arritur këtë gjë. Sektori i financave do jetë i qetë. Nuk do ketë as përkeqësim, por as përmirësim të situatës.

Demi

Ne jetën tuaj në çift do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia sot. Planetët nuk do merren fare me ju, prandaj gjithçka ka për te qenë në dorën tuaj. Për beqaret, një miqësi e vjetër mund të shndërrohet në diçka më shumë. Ata duhet të bëhen gati edhe për ndonjë surprizë. Urani do ndikojë pozitivisht tek financat dhe do ju nxitë të përkujdeseni në maksimum për to.

Binjakët

Hidheni pas krahëve të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen e jetës tuaj në çift ju të dashuruarit. Do ndiheni mirë dhe do i shprehni me lirshëm ndjenjat. Beqaret do kenë disa takime fantastike në orët e mbrëmjes dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Borxhet e marra do ju shlyhen që në mëngjes kështu që gjendja financiare do filloje të normalizohet.

Gaforrja

Sot do jeni të gatshëm të flisni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm. Nuk do keni më pengje nga e shkuara. Beqaret do realizojnë një nga takimet më të bukura të gjithë jetës së tyre. E ardhmja ka për të qenë edhe më e ndriçuar. Në planin financiar situata do përmirësohet fale përkujdesit dhe masave që keni marrë.

Luani

Dite e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione të papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi që ai të largohet për asnjë çast. Beqarët duhet të bëjnë ende pak durim në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Në planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime të menduara.

Virgjëresha

Disa probleme në punë apo diku tjetër do ju afrojnë edhe më shumë me partnerin tuaj sot. Tek njëri-tjetri do gjeni mbështetjen e duhur. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme. Personi i ëndrrave do shfaqet papritur dhe do ua ndryshojë jetën sa hap e mbyll sytë. Në planin financiar nuk priten probleme, megjithatë mire është të tregoheni të kujdesshëm gjithë kohës.

Peshorja

Vështirësitë që keni kaluar kohet e fundit në jetën tuaj në çift do ju bëjnë të keni me tepër besim tek partneri. Të dy së bashku ja dolët mbanë të kalonit sfidat që ju dolën. Beqarët do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për të hedhur hapa me tej. Financat do jenë goxha delikate dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha.

Akrepi

Jeta juaj në çift ka rrezik të pushtohet nga rutina sot. As ju dhe as partneri nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar atë dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe aspak për të filluar lidhje të qëndrueshme. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë, prandaj do bëni edhe investimet e menduara që më herët.

Shigjetari

Dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të veçantë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Për fat të mirë nuk do keni as debate me partnerin. Beqaret mire është të mendohen disa herë para se të dalin me dikë sepse mund te bëjnë gabime. Financat nuk do jenë të këqija, por as aq të mira sa për të shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë që do doni.

Bricjapi

Do dini si ta mbani në çdo moment pas vetes partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te ka për të qenë e shkëlqyer. Të gjithë do ju kenë zili për harmoninë që mbizotëron rreth jush. Beqaret me mirë le t’ia lënë gjerat kohës sepse po u nxituan mund të hedhin hapa të gabuara. Sektori i financave do jetë disi më i qëndrueshëm se më parë, por jo në gjendjen që ju doni.

Ujori

Do jeni shumë të hapur ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do bëjë që marrëdhënia juaj të jetë gjithë kohës e mire. Beqaret do marrin shumë ftesa njëherësh, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq tërheqës sa për të filluar një lidhje. Me financat tregohuni sa me të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa bërë llogari. Vetëm në këtë mënyrë gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni surpriza dhe ta joshni partnerin tuaj. Nëse do mbizotërojë rutina, marrëdhënia mes jush do ftohet dhe ai mund t'i hedhë sytë diku tjetër. Beqaret do vendosin t'i mbyllin portat e zemrës se tyre dhe do kenë një dite monotone. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe gjendja do ketë edhe përmirësime të vogla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase