Ja cila shenjë do të dominojë dhe cilat duhet të tregojnë më tepër kujdes, horoskopi javor nga Jorgo Pulla

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 27 nëntor – 3 dhjetor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në gjëra të rastësishme, sepse në këtë periudhë kemi shumë ndikime, është një kohë rregullatore e problemeve dhe është një moment mjaft i mirë në lidhje me disa takime apo vendime që do të merren. Keni shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë përsa i përket kësaj jave prandaj duhet patur kujdes dhe vëmendje. Nëse do të bëjmë një klasifikim të shenjave, thekson Pulla, në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare në vendin e 12-të për këtë javë është shenja e Peshores

12. Peshorja

Në vendin e 12-të është Peshorja, e cila duhet të ketë shumë kujdes në vendimet ose në çështjet ligjore, sepse është një periudhë pak e ndërlikuar për arsye të ndikimit planetar. Ka një ndikim shumë të madh tani në këtë periudhë dhe duhet patur shumë kujdes për të mbyllur njëherë e mirë çështje të lëna pezull, sepse është një problem i madh që do vazhdojë. Në çështjet shpirtërore Peshoret kanë ndikim të mirë në lidhje me Akrep të 10-të ditëshit të parë ose Ujor të 10-të ditëshit të tretë, është një mundësi shumë e mirë që këta të mund të nisin diçka të madhe ose të stabilizojnë gjërat e tyre.

11. Binjakët

Në vendin e 11-të janë Binjakët. Mërkuri guvernatori i tyre në katërkëndësh që bën me Diellin jep një ndikim jo fort të mirë, që do të thotë 'mos ec më shumë se ç'duhet'. Duhet patur kujdes, çdo hap që bëjnë duhet t'a kontrollojnë dhe mundësia dhe rëndësia që ka të bëjë tani për Binjakët është në kontrata të rëndësishme pune që duhet të bëjnë, kjo është pika kryesore përsa i përket Binjakëve. Fokusi kryesor përgjatë kësaj jave mbetet tek fusha e punës dhe karrierës si dhe në fushën ekonomike financiare. Kujdes me komunikimin, mendohuni dy herë përpara se të flisni!

10. Peshqit

Në vendin e 10-të kemi Peshqit. Është shumë e rëndësishme kjo periudhë në lidhje me bizneset, në lidhje me udhëtimet, në lidhje me dokumentacione, sepse sa i përket kësaj jave është mbyllja e një cikli shumë të vështirë të muajit nëntor. Është mirë për Peshqit që të rishikojnë gjërat e tyre sepse nuk janë aty ku duhet. Në anën shpirtërore Peshk - Virgjëreshë dhe Peshk - Akrep është koha e përshtatshme përsa i përket stabilizimit të tyre.

9. Demi

Në vendin e 9-të kemi shenjën e Demit për një arsye sepse kanë çështjet ekonomike dhe problematika në disa debate që lidhen me punën. Duhet të kenë shumë kujdes, sepse është shumë e rëndësishme, nga njëra anë e kanë të nevojshme punën dhe do të bëjnë një kontratë e cila do jetë e detyruar në njëfarë mënyre, por duhet patur kujdes, nëse ke mundësi të durosh dhe 1 muaj - 1.muaj e gjysëm atëherë shikoje mirë këtë kontratë, mos e firmos. Po të tregoheni të kujdeshëm me këmbë në tokë, të matur dhe të pa nxituar gjithçka do ju shkojmë mirë. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem - Shigjetar dhe Dem - Luan është kohë e përshtatshme për stabilizim.

8. Shigjetari

Në vendin e 8-të kemi Shigjetarët. Gjithnjë Shigjetarët janë të lidhur me çështjet ekonomike sepse janë pak të lëkundur dhe jo mirë në këtë drejtim, kjo e mbartur dhe nga muaji i kaluar. Por vjen një moment tani që nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të jenë të kujdesshëm ku ata harxhojnë. Gjithashtu në nismat e reja dhe çështjet e punës që ata kanë në dorë duhet të jenë shumë të vëmendshëm në atë çka nisin, duhet të jenë të sigurtë përpara se të veprojnë. Gjithashtu shumë të kujdesshëm duhet të jenë në blerje. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë jetëgjatësi janë Shigjetar - Peshk, Shigjetar - Peshore ka ndikime shumë të mira dhe pozitive.

7. Luani

Në vendin e 7-të kemi Luanët në një javë dinamike në lidhje me udhëtimet, në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me rikuperimin ekonomik të së shkuarës, sepse ju të shenjës së Luanit i keni të gjitha mundësitë. Në disa çështje dokumentacioni, në disa biseda që janë bërë para 1 viti e gjysëm duhet patur kujdes, sepse rikuperimi i së shkuarës në dokumentacione, në çështje shtëpie apo familjare është shumë i rëndësishëm dhe duket se ka ardhur koha që pikërisht tani të rregullohet gjithçka e paqartë apo e lënë pezull. Ndërsa në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Luan - Ujor, Luan - Luan dhe Luan - Gaforre kanë ndikime pozitive.

6. Bricjapi

Në vendin e 6-të kemi Bricjapët, të cilët do të kenë mundësi për të përfituar në çështje ekonomike, në blerje dhe në çështje që ata duan të realizojnë. Kanë të gjitha mundësitë Bricjapët për të bërë gjithçka ashtu si ata dëshirojnë. Kanë mundësi shumë të mira në lidhje me një burim të ardhurash të dyta, është një moment mjaft pozitiv, sepse çdo gjë shkon mbarë, çdo gjë arrihet dhe marrin atë që zgjedhin. Është momenti që të mund të marrin frytet e punës së tyre me shumë sukses. Në lidhje me çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Bricjap - Virgjëreshë, Bricjap - Shigjetar dhe Bricjap - Peshk është kohë e përshtatshme, sidomos Bricjap - Peshk shkojnë në martesë.

5. Dashi

Në vendin e 5-të kemi shenjën e Dashit, pasi Dashi ka shumë mundësi. Një problematikë që ka patur para 2 viteve duket se do zgjidhet njëherë e mirë tani. Nga kjo javë fillon një ndikim shumë i mirë për Dashin, sidomos në çështjet e ligjit, i cili do të vazhdojë deri më 27 dhjetor, është një periudhë e mjaftueshme në mbylljen e problemeve të vjetra. Është një moment tani që Dielli në Shigjetar do ndihmojë shumë Dashin në çështje të punës, në takime të rëndësishme, në lidhje me jashtë. Gjithashtu do nisin një diçka shumë të madhe dhe do të gjejnë të drejtën e tyre. Në anën shpirtërore lidhjet Dash - Binjak dhe Dash - Ujor kanë diçka shumë pozitive, madje një ndarje me Ujor duket se tani zgjidhet dhe rikuperohet.

4. Gaforrja

Në vendin e 4-rt kemi Gaforret me fillime të reja, takime të rëndësishme, marrje dokumentacionesh, fitime tenderi. Është një periudhë mjaft e mbarë për Gaforret sepse ka ardhur koha që të shpërblehen për të gjithë mundin e tyre. Po t'i shikoni nga aparenca Gaforret mund të duken si të ftohta, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi Gaforret janë të ndjeshme, të përkushtuara dhe janë ndër shenjat më familjare. Fjala e dhënë e Gaforres mbahet gjithmonë dhe janë një shenjë që japin ndihmë pa ju kërkuar. Është një moment mjaft i mirë dhe pozitiv ky për Gaforret prandaj duhet t'a shfrytëzojnë në maksimum. Në çështjet shpirtërore në lidhjet Gaforre - Bricjap, Gaforre - Ujor është diçka shumë pozitive.

3. Akrepi

Në vendin e 3-të kemi Akrepin. Përsa i përket Akrepëve marrin vendime të rëndësishme në punë dhe në dashuri. Një problem që kanë patur në dashuri Akrepët të cilët flasin me sy shpeshherë dhe jo me fjalë, disa keqkuptime të mbartura nga javët e kaluara do të gjejnë zgjidhje dhe mirëkuptim përgjatë kësaj jave. Kanë mundësinë dhe kohën e duhur përsa i përket stabilizimit ekonomik, stabilizimit të familjes ose një lidhje, apo një njohje e kthejnë në lidhje serioze sidomos me Virgjëreshë apo me Shigjetar të 10-të ditëshit të dytë kanë ndikime shumë të mira.

2. Ujori

Në vendin e 2-të për këtë javë kemi Ujorin. Ujorët kanë rreth 3 muaj që kanë patur shumë probleme, kanë patur shumë dallgë, kanë kaluar nga më të ndryshmet, por tani ka ardhur momenti fatlum për Ujorët. Kanë ndikime të mëdha ekonomike dhe do të jetë një javë me surpriza në fushën e punës, në fushën e karrierës tuaj, por dhe një burim të ardhurash të dyta është e mundur të ndodhi apo një bashkëpunim i cili do të rezultojë mjaft i mbarë. Është momenti më i mirë për Ujorët! Ndërsa në anën shpirtërore kanë ndikime shumë të mira, me Peshk dhe me Luan është perfektja, por kujdes nga një grindje me Peshore të 10-të ditëshit të dytë.

1. Virgjëresha

Në vendin e 1-rë kemi Virgjëreshën, e cila do të ketë shance të mëdha në çështje ekonomike financiare, lajme shumë të mira në çështje ligjore, lajme të mira në dashuri, një gëzim shumë të madh në familje, një shtatzani e mundur... Është një moment dhe periudhë e artë për Virgjëreshën me shumë ndikime favorite planetare. Edhe pse Virgjëresha ka patur disa probleme të mëdha në çështje ekonomike ia ka dalë në sipërfaqe dhe pritet që deri në fund të dhjetorit të ketë një rimëkëmbje të madhe në këtë drejtim. Gjithashtu duket se disa debate që kanë patur do të harrohen dhe duke filluar nga dita e martë kanë mundësi për të bërë disa takime shumë të rëndësishme ku mund t'i ofrohet dhe një punë me shumë përfitim. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe me Luan duken perfekte, kurse me Peshk arrijnë majat.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Në Shqipëri do të prodhohen municione për Ukrainën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia nuk mbështet deklaratën e BE për vdekjen e Navalnyt

Serbia nuk mbështet deklaratën e BE për vdekjen e Navalnyt