Kujdes, ja cila shenjë ndodhet në vështirësi dhe cilat favorizohen nga yjet! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me shumë ndikime planetare, do të ketë vështirësi për disa shenja dhe favorizime për disa të tjera. Kujdes dhe vëmendje duhet të kemi në disa debate në punë, në çështjet ekonomike nuk duhet të nxitohemi dhe sidomos kujdes në blerje. Nëse do të bëjmë një klasifikim të shenjave, thekson Pulla, në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare në vendin e 12-të për këtë javë është shenja e Virgjëreshës.

12. Virgjëresha

Virgjëresha ndodhet në vendin e 12-të për dy arsye, e para sepse duhet të ketë shumë kujdes dhe vëmendje në çështjet që lidhen me punën, që lidhen me ndryshimet e papritura. Mirë është që të presin pak, pasi është herët për të bërë lëvizje, edhe pse do t’ju duhet që të nisin një lëvizje të tillë. Kurse në çështjet shpirtërore ndikimet dhe favorizimet që kanë të bëjnë për Virgjëreshën janë të lidhura me Peshqit dhe me Gaforren, është diçka shumë e madhe që mund të shkojnë deri në martesë. Ndërsa kujdes dhe vëmendje duhet të kenë në udhëtime. Mirë është që nga mesi i javës e tutje, nëse kanë në plan për ndonjë udhëtim dhe jo në fillim të javës.

11. Binjakët

Në vendin e 11-të kemi Binjakët, për arsye së Mërkuri, guvernatori i tyre ndodhet në një kënd të vështirë ku çdo ndryshim nuk do të jetë në të mirën e Binjakëve. Kujdes me disa takime dhe udhëtime në këtë periudhë, sidomos deri të mërkurën. Duhet të bëni kujdes, duhet të keni kohën e duhur për të parë se çdo të bëni në vashdimësi të kësaj jave. Është një javë me ulje-ngritje, ndaj kërkohet vëmendje përsa i përket çështjeve të punës, përsa i përket karrierës suaj, pasi kjo periudhë është thikë me dy presa në lidhje me punën, në lidhje me vendime që mund të merren, pasi kjo kohë tregon pak a shumë dhe vazhdimësinë. Lidhjet e dashurisë që kanë të bëjnë me Bricjap dhe Binjak duket se kanë mundësinë e stabilizimit.

10. Dashi

Në vendin e 10-të kemi Dashin. Në lidhje me ekonominë kanë për të bërë ndryshimet e duhura. Është koha për ndryshime dhe pse me pak vështirësi, por duket se shenja e Dashit do t’ia arrijë qëllimit të tyre, pasi kanë një mundësi shumë të mirë tani që  të bëjnë lëvizjet e duhura apo për të ndërmarrë nisma të reja. Është një moment ku çdo gjë mund të niset me sukses dhe me zgjuarësi e maturi kanë mundësi për të përfituar nga kjo javë dhe të jenë gati për javën që do të vijë, pasi mund të ketë edhe surpriza. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Bricjap duken të mbara.

9. Ujori

Në vëndin e 9-të është Ujori. Përgjatë kësaj jave kanë mundësinë për të mbyllur një çështje të rëndësishme pune apo ekonomie. Gjithashtu nëse kanë një njohje t’a kthejnë në lidhje serioze, është e mundur, pasi është një moment mjaft i mirë dhe tepër pozitiv në vazhdimësi dhe janë në kohën e duhur. Do arrini të përfitoni një çështje të lënë përgjysëm, ose keni pasur disa çështje pune, disa lajme ose disa bisedime ju kanë mbetur përgjysëm pa pasur zhvillime dhe vazhdimësi në lidhje me një punë apo një nismë të re, apo firmosjen e një kontrate…vjen momenti që gjërat të jenë në favorin tuaj dhe jo problematike.

8. Peshqit

Në vendin e 8-të janë Peshqit. Neptuni në shenjën tuaj tregon që kërkohet kohë, kërkohet vëmendje dhe kërkohen ndryshime. Ndryshimet kanë lidhje me punën, mund të mos ju pëlqejë një pozicion i caktuar në fushën e punës dhe keni nevojë për ndryshim, dhe koha më e mirë duket se pikërisht do të jetë në këtë javë. Nga dita e enjte e në vazhdim, të favorizuar dhe nga ndikimet planetare keni mundësi për nisma të reja dhe ndryshime. Është koha më e mirë në këtë drejtim për ju të shenjës së Peshqëve dhe keni mundësinë për të stabilizuar çështje të rëndësishme dhe pse jo në fusha të ndryshme ekonomike financiare. Në anën shpirtërore Peshqit janë më të lumtur me Ujor të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë.

7. Shigjetari

Në vëndin e 7-të kemi Shigjetarët. Rezultojnë të jenë Shigjetarët përpara në atë çka duan dhe arrijnë finishin, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në lidhje me disa çështje ekonomike financiare. Mirë është që Shigjetarët të mbyllin të kaluarën, do ishte perfekte, pasi shumë probleme kanë patur. Duket se jeni drejt mbylljes së problemeve të çështjeve të mëdha që keni patur në fushën ekonomike financiare, në disa dokumente të paqarta të cilat duken se do mbyllen me sukses, do të arrihet diçka e madhe në ekonomi. Për stabilizim dhe vendime të duhura është pikërisht koha tani, sidomos e favorizuar duket fundjava. Është koha për të bërë lëvizjen e duhur, është koha për t’ia arritur qëllimit dhe për të stabilizuar çështjet që ju interesojnë. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë duken fantastike.

6. Gaforrja

Në vendin e 6-të kemi Gaforren, sepse ia ka arritur qëllimit në fushën e punës, ia ka arritur ndryshimit që ka të bëjë me anën ekonomike financiare. Pret një lajm shumë të mirë tani dhe ky lajm bën që të ndihen superiorë në fushën e punës dhe të karrierës, kanë mundësi dhe periudha më pozitive duket se është pikërisht tani. Është koha për të vepruar, është koha për të stabilizuar çështjet ekonomike-financiare, për të stabilizuar gjëra të mëdha në anën tuaj dhe është një moment ideal për të zgjidhur gjëra të pazgjidhura më përpara. Një takim shumë të rëndësishëm bashkëpunimi do të bëni, gjithashtu një dokument do të keni mundësi që t’a merrni. Në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Gaforre – Bricjap dhe Gaforre – Binjak duket se gjërat janë pozitive dhe jo problematike. Një lidhje mjaft e veçantë duket se është me Dash.

5. Peshorja

Në vendin e 5-të kemi Peshoret, sepse do të ndikohen shumë në çështje të rëndësishme. Gjithashtu në një çështje pune do të merrni një vendim të rëndësishëm, është momenti i duhur i stabilizimit, i vendimeve të mëdha ekonomike financiare dhe jo vetëm… Është momenti dhe koha e duhur e stabilizimeve! Një trekëndësh që bën Mërkuri me Afërditën, planetin e fatit dhe të ekonomisë dhe komunikimit ju jep mundësi për të zgjidhur çdo problem që keni patur më parë në fushën ekonomike financiare dhe kjo është një mundësi e mirë në këtë javë që të arrini çdo synim tuajin. Në çështjet shpirtërore pak vëmendje me Ujor dhe Luan sepse mund të keni disa debate apo problematika të ndryshme që mund të hasni gjatë kësaj jave.

4. Bricjapi

Në vendin e 4-rt kemi Bricjapët, të cilët përgatiten për ndryshime madhore në çështje të punës dhe karrierës. Gjithashtu do të fitojnë një gjyq pas shumë kohësh që kanë patur probleme dhe duket se e zgjidhin pikërisht tani. Është një periudhë ideale në zgjidhjen e problemeve për Bricjapët, është momenti i duhur për të marrë vendime dhe për të zgjidhur çdo pengesë. Në çështjet që lidhen me fushën ekonomike ose me një marrëdhënie kreditimi është një mundësi e mirë, sepse do t’a stabilizoni tani e tutje. Është koha dhe momenti i duhur për të stabilizuar gjithçka ju kërkoni. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre të 10-të ditëshit të parë dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të dytë duken të mbara dhe mjaft pozitive.

3. Demi

Në vendin e 3-të kemi shenjën e Demit, i cili përparon dukshëm, ecën përpara, ka sakrifikuar shumë dhe vjen një moment tani ku gjërat do të ndikojnë dhe do të favorizoheni shumë në anën ekonomike, do favorizoheni shumë në dokumentacione, do favorizoheni shumë në lidhje me një punë të dytë pse jo. Është koha dhe momenti i duhur i ndryshimeve të mëdha. Në çështjet që lidhjen me anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Dem – Akrep, Dem – Ujor është perfektja edhe pse me problemet e veta, edhe pse me disa ndryshime, por është momenti i duhur i vazhdimësisë dhe keni kohën më të mirë të mundësisë që mund të arrini atje ku ju dëshironi.

2. Akrepi

Në vendin e 2-të janë Akrepët, të cilët kanë akoma mundësi që duhet t'i shfrytëzojnë maksimalisht deri më datën 23 nëntor. Keni zënë vend, keni zënë rrënjë në pozita shumë të mira dhe nuk ka stuhi të fuqishme që ju mos i përballoni. Është momenti tani që ju të bëni një seleksionim, ajo që nuk ju bën hiqeni, njerëz që nuk ju pëlqejnë apo janë toksikë largojini nga vetja, ose njerëz për të cilët ju keni bërë shumë, por ata nuk kanë bërë asgjë për ju. Ka ardhur momenti që ju të merrni situatën në dorë për të qënë më mirë dhe më të lumtur me veten tuaj. Ju jeni korrekt dhe koshient në çdo gjë që bëni dhe është momenti tani që çdo gjë të bëhet sipas planeve që ju keni, sipas mundësive që ju jepen dhe është pikërisht koha për të bërë ndryshimin e madh në fushën ekonomike, por dhe familjare. Në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe me Dash janë në kohën më perfekte.

1. Luani

Në vendin e 1-rë kemi Luanët. Duke patur parasysh që Luani është shenjë zjarri dhe Dielli futet në shenjën e zjarrit për 2-3 ditë, Luanët do të përfitojnë në fushën e punës, në fushën e karrierës, në fushën e ndryshimit. Presin një lajm shumë të mirë dhe e marrin, një lajm të cilin duhet t'a kishin marrë fundjavën që lamë pas, por duket se pikërisht gjërat rregullohen, stabilizohen dhe ecin përpara në këtë periudhë. Është pikërisht ky moment i duhur i stabilizimeve, i ndryshimeve, i mundësive në çështjet ekonomike financiare sepse si të gjithë shenjat e zjarrit kohët e fundit në ekonomi keni patur disa probleme. Por duket se kjo javë do të jetë mjaft pozitive në këtë drejtim, ndaj dhe Luani ndodhet në vendin e parë i favorizuar dhe në komunikim dhe në ide e synime mjaft të qarta. Keni mundësi për rritje në detyrë, sidomos për ata që janë në role drejtuese. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre të 10-të ditëshit të parë dhe me Bricjap të 10-të ditëshit të tretë duken më të favorizuarat.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Në Shqipëri do të prodhohen municione për Ukrainën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat