Horoskopi për datën 13 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 13 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 13 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Jeta juaj në çift do jetë mjaft e favorizuar sot. Fati do ju buzëqeshë te gjithë atyre që duan t'i përmirësojnë kushtet ne jetën e tyre. Ata që janë vetëm dhe që deri me sot kanë pasur frike të joshin dikë, duhet ta lënë veten të lirë dhe të tentojnë. Edhe financat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga kjo për te kryer shpenzimet me të domosdoshme.

Demi
Do jeni shume autoritare sot në jetën tuaj ne çift dhe kjo here pas here nuk do i pëlqejë partnerit. Mire do jetë që të ndryshoni tonin e zërit dhe ta këshilloni atë për gabimet që bën. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me çaste të lumtura. Ëndrrat e tyre do realizohen një e nga një. Financat do jenë goxha te mira nëse arrini t'i menaxhoni si duhet paratë qe do keni nëpër duar.

Binjakët
Sot do bindeni akoma me shume ju të dashuruarit që dashuria është kuptimi i jetës. Gjerat do ecin mirë me partnerin dhe do ndiheni gjithë kohës te lumtur. Beqarët nuk duhet të tregohen te pakujdesshëm pasi do bëjnë gabime me pasoja për të ardhmen. Me shpenzimet duhet te jeni me strikte sepse vetëm ne këtë mënyrë do arrini ta stabilizoni situatën.

Gaforrja
Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra dhe do e dashuroni akoma me shume jetën. Beqarët do takojnë personin qe do ju përshtatet në çdo pikë dhe do mendojnë qe së shpejti të ndryshojnë jetën. Buxheti nuk do jete i keq, por bëni kujdes nga hajdutët që mund t'iu vjedhin ne rrugë apo në shtëpi.

Luani
Duhet të bëni me shume përpjekje sot ju të dashuruarit ne mënyrë qe ta ndryshoni sa me shpejt rutinën e jetës suaj ne çift. Po i latë gjërat pas dore gjendja do rendohet akoma me tepër. Beqarët do jenë tejet kërkues dhe nuk do i pëlqejnë personat qe do i joshin. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe do arrini ta stabilizoni situatën pa qenë ende vonë.

Vigjëresha
Nëse jeni ne një lidhje edhe sot do keni një ditë entuziaste dhe të mbushur me emocione. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mahnite here pas here. Beqarët nuk do kenë kohën e duhur për të menduar për një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet të jeni shume impulsive sepse edhe paratë mbarohen një ditë të bukur.

Peshorja
Ditë pasionante do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni aq mire saqë do merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme për te ardhmen. Beqarët nuk duhet të jenë të nxituar dhe posesive sepse do pendohen për gjithë jetën. Urani do ndikojë negativisht tek financat dhe ka rrezik qe gjendja te përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masa shpejt mund te mbeteni edhe pa para.
 
Akrepi
Marrëdhënia ne çift do jetë shumë më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do jeni të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do mundoheni t'i ndreqni ato. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do e arrijnë qëllimin. Buxhetin organizojeni sa me mirë sot dhe keni për ta parë qe gjendja do fillojë dalëngadalë te stabilizohet. Këtë duhet ta kishit berë prej kohesh.

Shigjetari
Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jetë ashtu si do dëshironit, megjithatë mundohuni të mos e acaroni edhe me tepër situatën. Beqarët qe nuk kanë besuar kurrë në dashuri me shikim të parë sot do ndryshojnë tërësisht mendim. Gjithçka për ta do jete si nëpër ëndrra. Buxheti do jetë shume më i qëndrueshëm se disa kohë me pare. Përfitoni për të berë disa investime.

Bricjapi
Sot do jeni gjithë kohës ne dispozicion të partnerit dhe do ja plotësoni qejfin për çdo gjë. Marrëdhënia mes jush ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët pa berë asgjë do tërheqin pas vetes shume persona. Jeta e tyre do ndryshoje me shume nga sa mendonin. Ne planin financiar duhet t'i bëni sytë katër pasi Hëna do ndikoje negativisht.

Ujori
Dite e ndarë përgjysmë do jete kjo e sotmja për të dashuruarit. Ne mëngjes do debatoni me partnerin dhe do ziheni me të, ndërkohë qe pas mesditës dielli do lindë dhe marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara sepse do lëndohen. Për financat ka për të qenë ditë me shume fat kështu që mos u shqetësoni.

Peshqit
Ju që jeni ne një lidhje duhet te tregoheni sa me realiste gjatë kësaj dite pasi vetëm ne këtë mënyrë nuk do përballeni me zhgënjime. Po ëndërruat gjithë kohës do ndiheni keq më pas. Beqarët, duan apo jo, do arrijnë ta gjejnë personin me te cilin do fillojnë një lidhje. Ne planin financiar gjerat nuk do jenë aq te thjeshta për t'u menaxhuar. Ka rrezik të keni goxha probleme.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur